Bosi i kokainës/ Turqia i hap rrugë ekstradimit të Dritan Rexhepit drejt Shqipërisë

Drejtësia turke i ka hapur rrugë ekstradimit të Dritan Rexhepit në drejtim të Shqipërisë.

Lajmi u bë i ditur në seancën gjyqësore ndaj Rexhepit në gjykatën e Posaçme nga avokatja e tij, ku ai po gjykohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Avokatja tha se pritet miratimi nga ministri turk i Drejtësisë për ekstradimin e Rexhepit. Kujtojmë se Dritan Rexhepit, ishte në listën e Interpolit, pasi kërkohet edhe nga Italia që e ka dënuar me 20 vite burg dhe Ekuadori.

Dritan Rexhepi u kap si rezultat i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të disa vendeve partnere dhe Shqipërisë. Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, më datë 26.03.2006, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin e datës 06.06.2013, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Artikulli paraprakEcuria e lindjeve në Shqipëri më keq se skenarët pesimiste të INSTAT dhe OKB-së! Ishte parashikuar që në 2023…
Artikulli tjetërVIDEO/ U shfaq i buzëqeshur dhe duke bërë shaka, kjo është dalja e fundit publike e Alexei Navalny! Udhëheqësi i opozitës ruse vdiq në burg