NGA SEJDO HARKA
Sapo dëgjon vargjet brilante të këngës qytetare tiranase “Ku ka si Tirana…”, para sysh, si në një ekran gjigand, të shpalosen konturet e një qyteti, sa të lashtë, aq dhe të ri, me një bukuri mahnitëse.
Ky qytet është Tirana, kryeqendra e ekonomisë dhe promotorja e zhvillimit të gjithanshëm të Shqipërisë sonë të re. Tirana, theksoi, veç të tjerash, këto ditë kryetari i kësaj bashkie, Erion Veliaj, nga një qytet i vogël dhe i mbyllur, kur ai mori statusin e kryeqytetit, para 104 vitesh, sot është bërë një qytet i hapur dhe modern europian, me një zhvillim të vrullshëm të ekonomisë, infrastrukturës, teknologjisë, iformatikës dhe arsimit e kulturës.
“Ku ka si Tirana”, thotë kënga qytetare tiranase dhe ka të drejtë. Në vedin tonë, nuk ka një qytet të dytë si Tirana. Këtë e kanë thënë dhe e thonë edhe sot, jo vetëm vendasit, por edhe të huaj. – Tirana, shkruante dikur M. Frashëri- formon qendrën natyrale më të bukur të Shqipërisë. Ajo është, jo vetëm qyteti ynë më i bukur, por dhe vendi i nacionalizmës dhe i patriotizmës shqiptare. Qyteti i Tiranës është i papërsëritshëm, jo vetëm për pozicionin gjeografik, por edhe për infrastrukturën e saj dhe gjelbërimin, për arkitekturën dhe bukurinë e tij të rrallë. Janë këto disa nga arësyet kryesore që, 104 vite më parë, ky qytet të përzgjidhet për t’i dhënë statusin e kryeqytetit të Shqipërisë.
Tirana, ose siç quhet ndryshe, zemra e Shqipërisë, e shtrirë në Ultësirën Perëndimore të vendit tonë, gati e baraslarguar nga të katër pikat e horizontit të hartës së saj, kufizohet me Durrësin dhe Elbasanin, me malin e Dajtit dhe gjerdanin e kodrave të bukura të Kamzës dhe Yzberishtit, të Vaqarit dhe Saukut, të cilat i rrinë asaj mbi krye si kurorë e artë, nga kreshtat e të cilave të shfaqen majat e kalave të lashta mesjetare, si ajo e Petrelës dhe e Prezës, e Dorëzit, Përsqopit dhe e Tujanit. Po ta vështrosh Tiranën nga lartësitë e Dajtit, herë i ngjan një cope qielli shumëngjyrësh, zbritur si me dorë nga vetë Zoti, dhe herë, sidomos mëngjeseve, si një pus i frikshëm, mbuluar me re të zeza smogu, si frut i hidhur i njeriut të papërgjegjshëm dhe “vetvrasës”. Tirana, ky qytet i bukurive përrallore, njëkohësisht është dhe vendi i diferencave dhe kontrasteve të mëdha ekonomike dhe shoqërore, politike dhe social-kulturore, fatkeqësisht me një trend thellimi, gjithnjë e më të madh, gjë që ndikon ndjeshëm për thellimin e mëtejshëm të polarizimit shoqëror dhe politik të vendit. Është qyteti i lirisë dhe i ëndrrave, i luftës dhe barrikadave, qyteti i rrëmujës dhe i rrëmetit, i stresit dhe i qejfit… Tirana është, sa e qetë dhe e dlirë, aq dhe “e çmendur dhe e mpirë”. E megjithatë, tiranasit nuk e ndërrojnë atë me asnjë qytet tjetër. Ndaj i këndojnë asaj me vargun brilant e kuptimplotë: “Si do që të jesh, ti je e jona”.
NË GJURMËT E TIRANËS SË HERSHME
Për Tiranën janë thurur jo vetëm qindra këngë e poezi, por janë shkruar e botuar edhe shumë libra, studime e albume nga studjues e publicistë të spikatur si Kristo Frashëri, Osman Myderizi, Rezarta Delisula…, etj. Sipas Kristo Frashërit dëshmitë e ekzistencës së shoqërisë njerëzore në këtë trevë i tokojnë Paliolitit të vonë. Themeluesi i Tiranës së hershme është Sulejman pashë Bargjini, me orgjinë nga Mulleti, që në vitin 1614. Por, emri “Tiranë”, për herë të parë është përmendur në dokumentet e Venedikut, që në vitin 1408. Versionet e prejardhjes etimologjike të emrit të këtij qyteti janë disa, por ne po përmendim vetëm disa prej tyre. Gojëdhënat thonë se kur sulltani e emëroi Sulejmanin, pasha, si shpërblim i dha një ferman mbi pashallëkun e Fushës së Tiranës. Ai, duke kaluar përmes Fushës së Tiranës, ku nuk mund të shihte gjë tjetër veç pyjeve, gurëve, shkurreve dhe ferrave, pa dhe një plak që po tirrte. Kur, ai e pyet se ç’po bënte, ai i përgjigjet: “Po t’iranë”. Sulejmanit i pëlqeu kjo shprehje, ndaj urdhëroi që kësaj nahije t’i vihej emri Tiranë dhe në këtë vend të ndërtohej një xhami, një hamëm dhe një furrë buke. Ja, prej këtej e nisi udhëtimin e gjatë shumëshekullor Tirana jonë.
Emri i saj, mund të ketë ardhur edhe prej emrit të pijeshitësit “Tyrhan”, i cili në vitet 1460-1470, menjëherë pas vdekjes së Skënderbeut, shiste pijet e tij të preferuara për banorët e këtyre anëve. Ndërsa versioni tjetër është, se emri i kryeqytetit tonë të sotëm, mund të ketë ardhur nga emri i kështjellës mesjetare “Tyrhanos”, emër, që me kohë evoloi në “Tiranë”. Qendër e madhe tregëtare e Shqipërisë, Tirana e atyre viteve, do të bëhej mollë sherri midis sundimtarëve më të zëshëm të kohës, siç ishin Ibrahim pashë Bushati dhe toptanasit e Krujës, të cilët, sidomos këta të fundit ,i sollën Tiranës një zhvillim të kënaqshëm për kohën. Ky zhvillim do të merrte një hov të ri, veçanërisht në fillimin e viteve 1900. Që në vitin 1905, Pazari i Vjetër i Tiranës kishte 480 dyqane të rikonstruktuar. Në këtë qytet, më 26 Nëntor të vitit 1912 u ngrit Flamuri i Pavarsisë, dy ditë para se të ngrihej në Vlorë. Tirana, emrin e madh kryeqytet nuk e fitoi lehtë. Ai pengohej edhe nga reaksioni italjan. Megjithëatë, anëtarët e Këshillit të Lartë të Qeverisë, të zgjedhur nga Kongresi i Lushnjes, më 11 Shkurt të vitit 1920 hynë në Tiranë, të pritur me ngrohtësi nga populli i Tiranës, për ta bërë atë qendrën e përpjekjeve për demokratizimin e vendit dhe konsolidimin e shtetit shqiptar. Vitet 1925-40, ishin vitet e ndërtimit të kompleksit të ministrive dhe i kryeministrisë, ndërtimi i godinave të Presidencës dhe Akademisë së Shkencave, me një arkitekturë moderne. Që në ato vite Tirana kishte 3 gjimnaze dhe rreth 130 mijë banorë.
Me bukurinë dhe pastërtinë e rrallë të Tiranës, të huajët janë mahnitur, që kur ajo hidhte hapat e para të qytetërimit. -Kur u nisa për në Tiranë, trgon një turist i huaj, në vitin 1950, – mendoja se do të shihja një çerdhe të errët, të mbuluar me papastërti, por në fakt, vazhdon ai, gjeta një qytet të pastër, të shtrirë në një fushë plot kopshte e pemë, ku askush nuk vuante për bukë. Është vërtet një çudi e rrallë, që Shqipqria e viteve 30, paskësh patur fatin të bëhej protagonist i Librit Gines për numrin e madh të aerodromeve, jo vetëm në Tiranë, por dhe në shumë qytete të tjera të vendit. Edhe pse kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së mundësive të tjera për trasportin e udhëtarëve, është një mbrekulli e rrallë të mendosh se shqiptarët kanë mundur të fluturojnë kaq shpejt me aeroplan, jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë tij. Rrugën e ndriçimit elektrik,Tirana e ka nisur që në vitin 1927, me një central të vogël, për të bërë një rrugë të gjatë drejt ditëve tona me centrale e hidrocentrale moderrne. Hapa të vrullshme janë bërë në drejtim të zhvillimit të të medjes së shkruar dhe të folur. Nga radioja e parë, që e nisi udhën e gjatë me transmentimin e fjalimit të parë të Mbretit, sot kemi një mori radiosh dhe televizionesh shtetërore dhe private me teknikën më moderrne të transmetimit të programeve të shumllojshme cilësore.
BUKURITË E TIRANËS.
Rruga e Tiranës, nga lashtësia deri në ditët e sotme, ka qenë sa e gjatë, aq dhe e vështirë. Në këtë udhëtim të pandalshëm ajo i ngjan një “varke”, që duke u vozitur në një det të trazuar nga stuhitë, jo vetëm nuk mbytet e thërmohet, por rritet e forcohet, duke u tjetërsuar në një ” anie” moderrne, plot fuqi e vrull, për të çarë drejt deteve dhe oqeaneve të botës. Tirana, nga një fushë e mbushur plot me ferra e gjemba, mbi shtatin e së cilës nisi udhëtimin e gjatë e të vështirë një qendërpazar i hapur javor, ku fshatarët e këtyre anëve shisnin dhe trgëtonin prodhimet e tyre, sot është tjetërsuar në një qytet modern evropjan. Popullsia e Tiranës gjatë viteve ka pësuar luhatje të dukshme.
Një rritje të madhe pësoi kjo popullsi, sidomos pas vitit 1990. Si rezultat i lëvizjes së lirë të qytetarëve, ajo pati një rritje të dukshme. Por përsëri, si pasojë e largimeve të shumta jashtë vendit, ka pësuar rënie. Përzgjedhja e këtij qyteti si kryeqendra e Shqipërisë, do të ndikonte për zhvillimin e gjithanëm të tij. Tiranën, do ta bënin të konkurueshëm me disa qytete e kryeqytete të Evropës, mbrekollitë e saj, të krijuara për një kohë të gjatë, nga mendja e dora e shumë brezave njerëzish. Po, cilat janë këto mjedise të këndshme dhe resurse me vlera të mëdha turistike e argëtuese, jo vetëm për tiranasit e gjithë shqiptarët, por edhe për turistët e vizitorët e shumtë që vinë nga të katra anët e botës. Ato, që na pëlqen t’i quajmë mbrekulli të Tiranës, janë të shumta, por në pamundësi për t’i përmendur të gjitha, po ndalemi në disa prej tyre.
Ai që i pret i pari mystafiirët e Tiranës është Sheshi Skënderbej, i cili, edhe pse për vite e dekada me radhë është bërë objekt i ndryshimeve të mëdha, për ta përshtatur me ngjyrat e sistemeve dhe të partive në pushtet, sot ai, me pamjen e tij të mbrekullueshme, konkuron me sheshet e qyteteve më të përparuara të Evropës. Këtë ndjesi shprehin për këtë shesh, jo vetëm emigrantët shqiptarë që rikthehen për ta shijuar këtë bukuri të rrallë, por dhe shumë turistë të huaj. Projekti i tij i parë është bërë që në vitet 20 nga arkitekti italjan Armando Brasini.
Ndërsa emrin”Skënder Bej”ky shesh e mori më 27 Nëntor 1937. Që nga projekti i parë e deri tek ky i fundit, i projektuar nga një arkitekt francez, ndryshimet janë të dukshme. Në se gjatë sistemit monist, deri në vitin 1967, në qendër të tij bënte hije monumenti i Stalinit, më pas u vendos, njëherë e përgjithmonë monomementi i Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, vepër e skulptorit tonë të madh Odise Paskali. Ky shesh sot është një mbrekulli multifunksionale, me frymëmarrje të gjerë. Ai është konceptuar si një pedonale me bimësi e gurë të shumllojshëm, që kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria. Një mbrekulli tjetër e Tiranës është Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Ai, për herë të parë u projektua dhe ndërtua nga italjanët në vitin 1930, projekt që, më vonë u pasua nga zinxhiri i artë i ndërtimeve të tjera, si Pallati Presidencial, hotel “Dajti”, sheshi “Nënë Tereza” dhe konpleksi universitar. Këtij zinxhiri të artë, në vitin 1960, do t’i japin frymëmarrje të re, parku “Rinia”, “Piramida” që sot kryen një rol të madh multifunksional dhe dy kullat binjake shumëkatëshe. Bulevardi Zogu i Parë dhe zgjatimi i tij, drejt Paskuqanit, që ka marë emrin e bukur Bulevardi i Ri, është një tjetër mbrekulli, që e ndan Tiranën gati në dy pjesë të barabarta, siç ndan thika, një mollë të artë. Rrugët e saj të gjera e plot dritë, si ajo e “Durrësit” dhe e “Kavajës”, “Rruga e Barikadave” dhe “Qemal Stafa”, rruga “Fortuzi” dhe ajo e “Dibrës”…, të cilat kohët e fundit, janë të shoqëruara edhe nga korsitë e biçikletave, dalin nga qendra e sheshit “Skënderbej” si rreze që dalin nga qendra e një rrethi koncentrik.
Akoma më të bukur e kanë bërë Tiranën rrugët dhe Komplekset e ndërtimeve që janë bërë në zonën e Komunës së Parisit. Nga një vend, ku dikur shtriheshin konturet e një kooperative, sot, kjo zonë është kthyer në një mbrekulli me komplekse të mëdha banimi e lulishte, me qendra të mëdha tregëtare, arsimore, kulturore e sportive postmoderrniste. Trendi i projekteve të reja, tregojnë se Komuna e Parisit po bëhet ndoshta zona më e bukur dhe më e lakmuar e kryeqytetit tonë. Ai që i dha frymëmarrje të re turizmit të Tiranës, është ndërtimi i teleferikut “Dajt- Ekspres”, i cili është quajtur si një nga teleferikët më të mëdhenj të Ballkanit. Ishte filantropi Muhamet Malaj, që këtë mbrekulli, të ëndërruar që në vitin 1982, ta bënte realitet në vitin 2005.
Një tjetër mbrekulli e Tiranës është xhamia e Et’hem Beut, ndërtuar nga Mulla Beu, që në fillimet e shk.XVlll. Ajo ka qenë dhe do të mbetet, jo vetëm një nga monumentet më të lashta kulturore të Tiranës, por dhe simbol i bashkëjetesës fetare në vendin tonë. Si pjesë e asamblit të bukur arkitektonik të qendrës së Tiranës, janë dhe Pallati i Kulturës(1959- 63), tullat a para të të cilit i vendosi Hrushovi, Muzeu Historik Kombëtar(1981),i ndarë në disa pavione, si Lashtësia, Mesjeta, Rilindja, Pavarsia, Ikonografia, Lufta Antifashiste, Gjenocidi Komunist, si dhe Teatri i Kukullave, hotel “Tirana”, kompleksi “Toptani”, Varri i Kapllan Beut etj. Zinxhiri i mrekullive të lashta të Tiranës vazhdon me Kalanë e Tiranës, ndërtuar në gjysmën e dytë të Shk.XVlll nga Sulejman e Ahmet pashë Bargjini, e cila, në vitin 1973 është shpallur Monument Kulture i kategorisë së parë. Një tjetër dëshmi e Tiranës së hershme është Ura e Tabakëve, ndërtuar mes shekujve XVll-XVlll, e cila dallohet për harqet e bukura dhe kalldrëmet e gurta. Aty ku dikur shtrihej “Pazari i Vjetër”, sot ndodhet “Pazari i Ri”, rikostruktuar përsëri në vitin 2017, si një atraksion tjetër i rrallë turistik për Tiranën. Krahas mjediseve e asortimenteve tradicionale, janë ndërtuar dhe restorante moderne, në të cilat serviren jo vetëm gjellë e pije të traditës, por dhe fruta, perime, mjaltë, vaj ulliri dhe produkte të tjera karakteristike për Tiranën.
Aty, pranë rrugës”Naim Frashëri”, ndodhet një vilë e hershme, që daton në shekullin e dytë pas lindjes së Krishtit. Ajo që të tërheq vëmendjen në këtë vilë janë zbukurimet e saj mjedisore, me motive e forma gjeometrike tipike të kohës, të cilat janë pagëzuar me emrin e rrallë “Mozaiku i Tiranës”. Buzë bulevardit të madh është ngritur memoriali “Post-Bllok”. Pjesë e këtij ansambli të rrallë arktiektonik, ku harmonizohen bukur ndjesia e frikës me atë të argëimit, të ideuar nga Fatos Lubonja e Ardian Isufi, janë bërë “Bunkeri”, simbol i perskutimit të shqiptarëve dhe një copë nga” Muri i Berlinit, i dhuruar nga bashkia e Berlinit. Vlera të papërsëritshme memoriale do të ruajnë për shqiptarët, veçanrisht dy “Bunk Art”-e . “Bunk Arti 1”, që i dedikohet ushtrisë shqipatare të sistemit diktatorial, ndërtuar në rrëzë të Dajtit në vitin 1978, të impresionon me arkitetkurën e çuditshme dhe objetket interesante, që të futin në botën e mistershme të sistemit të egër monist. Edhe më i çuditshëm është “Bunk Arti 2”, i cili ndodhet në qëndër të Tiranëns, pranë bashkisë.
Ai i ngjan “Pallatit të Ëndrrave”, që ka fiksuar kohën e dhimbshme të përndjekjes dhe perskutimit fizik e shpirtëror të shqiaptarëve të dashuraur me lirinë. Një nga mjediset më të frishkme të këtij “Bunk Art”-i është “Shtëpia e Gjetheve”, vendi ku bëheshin kontrolle e përgjime, tortura e internime si dhe dënime të egra, deri ne vdekje, të njerëzve të pafajshëm. Mrekullia më e rrallë e Tiranës është Parku i Liqenit Artificial, ose siç quhet ndryshe “mushkëritë e Tiranës. Kjo bukuri e rrallë e nisi udhëtimin e saj nga fundi i viteve 50 me punë vullnetare. Sot ajo është bërë një qendër e madhe shlodhëse, me një sipërfaqe të gjerë, në mes të së cilës ndodhet një liqen prej mbi 550 m katrore. Bukurinë dhe freskinë ia shtojnë, jo vetëm Liqeni i Thatë, kurora e gjelbërt, që rritet nga viti në vit, Kopshti Botanik e Zoologjik, por edhe mjedise të këndshme argëtuese e sportive si Amfitetri Natyral, kinematë, këndi i lojrave për fëmijë, qendra multisportive, pista e biçkletave, etj.
Së fundi, mund të themi se, e gjithë Tirana është dhe do të mbetet një mbrekulli e rrallë. Ajo në të ardhshmen do të bëhet edhe më e bukur, por në se nuk do të “kafshohet” nga ndërtimet pa leje, apo nga rrënimi i munumenteve, mrekullive dhe i vlerave të krijuara nga brezat dhe mbi gjithçka, në se projektet për zhvillimin e saj do t’u shpëtojnë lojërave politike e luftës cinike për pushtet midis “kokorozëve” të ngujuar në llogoret diametralikisht të kundërta të politikës.