Pas njoftimit të Kuvendit për përjashtim me 10 ditë të deputeteve Vokshi dhe Hoti, të cilat, në seancën e fundit, i ndërprenë fjalën deputetit të PD, Arbi Agalliu, ka reaguar ky i fundit, duke thënë se nuk ka pasur asnjë pretendim dhe nuk ka bërë asnjë ankesë ndaj kolegeve.
“Kjo është një lojë e mirëfilltë politike që Kryetarja e Parlamentit vijon e bën me urdhër të Kryeministrit.” – shprehet Agalliu.
Më tej deputeti demokrat shkruan se “ajo që kam kërkuar dhe kërkoj është ballafaqimi i Kryeministrit me akuzat që ish-zëvëndësi i tij dhe njeriu i tij më i afërt, bashkëpunëtori i tij i ka bërë”.
Reagimi i deputetit të PD, Arbi Agalliu
Nëpërmjet medias mësova që dy koleget Albana Vokshi dhe Elda Hoti janë përjashtuar me 10 ditë, me pretekstin se më kanë ndërprerë fjalën në seancën e fundit!
Dua të bëj me dije se personalisht nuk kam pasur asnjë pretendim dhe asnjë ankesë ndaj dy kolegeve.
Kjo është një lojë e mirëfilltë politike që Kryetarja e Parlamentit vijon e bën me urdhër të Kryeministrit.
Ajo që kam kërkuar dhe kërkoj është ballafaqimi i Kryeministrit me akuzat që ish-zëvëndësi i tij dhe njeriu i tij më i afërt, bashkëpunëtori i tij i ka bërë.