Dash Shehi: Ne jemi nga koha e Enver Hoxhës, duhet një brez i ri politik

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, është shprehur se Shqipëria është gjithmonë në kërkim të një sistemi më të mirë zgjedhor.

Komentet Shehi i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku tha se vendi ynë nuk ka kulturë të vjetër demokratike.

Ai tha gjithashtu se demokracia në Shqipëri është e brishtë, vetëm 30-vjeçare dhe politikanët e sotëm në Shqipëri janë që nga koha e Enver Hoxhës.

“Ky është opinion popullor i qytetarëve. Ne nuk mund të presim që qytetarët të kenë një dijeni më të madhe për institucionet. Devijohet ai që është problemi kryesor më shumë. Njerëzit sipas mënyrës ë vetë shprehen. Është një gjë tjetër qeverisja, është një gjë tjetër Parlamenti.

Njerëzit e veshin sipas mënyrës së vjetër që është pushteti. Kur në fakt pushteti është në Parlament dhe nga parlamenti burojnë disa nga pushtetet kryesore të vendit. Por Parlamenti nuk është vetëm qeveria, por mbulon një sërë institucionesh të tjera. Sepse qeveritë do vijnë dhe do ikin. Pse shkohet në zgjedhje, shkohet me përcaktu një linjë qeverisëse.

Parlamenti është edhe interpretuesi politik dhe ligjor i Kushtetutës. Qeveritë do ikin e do vijnë, por shumë të drejta janë mbi qeveritë. Po t’i rikthehemi principit që jemi mbledhur të diskutojmë, sigurisht që nuk ka fare rëndësi sistemi zgjedhor. Sepse kemi traditë demokratike të vjetër, saqë sistemi bie poshtë, ndërsa në Shqipëri është ndryshe.

Sepse sa vite demokraci kemi në Shqipëri? 30 vite, një brez. Unë jam që nga brezi i parë. Ne jemi nga koha e vjetër e Enver Hoxhës, jemi vetëm një brez larg dhe jemi vazhdimisht në kërkim të një brezi më të mirë politik”, tha Shehi.

Artikulli paraprakUra e Shijakut
Artikulli tjetërEnkelejd Alibeaj: Qeveria me koalicion më efikase se ajo monopartiake