Partia Demokratike vijon përmbylljen e procesit të riorganizimit në bazë, duke mbyllur këtë fundjavë Kuvendet Zgjedhore në degët e Gramshit, Këlcyrës dhe Përmetit.
Në një postim të shpërndarë në rrjetin social facebook, kreu i PD, Lulzim Basha, shkruan “çdo ditë që kalon vetëm se i jep të drejtë kauzës dhe rrugës sonë”.
“Mirënjohës për lidershipin e treguar dhe vizionin për një Parti Demokratike me orientim të qartë nga e ardhmja.” – shkruan kreu i PD, Basha.
Më poshtë postimi i plotë:
Urime dhe suksese për Kuvendet Zgjedhore të Gramshit, Këlcyrës dhe Përmetit, për anëtarët e kryesisë dhe për kryetarët e zgjedhur Erald Çarçiu, Luan Malko dhe Elton Hysenshahaj, për çdo demokrat dhe qëndrestar në një kohë sfidash dhe sprovash aspak të lehta. Mirënjohës për lidershipin e treguar dhe vizionin për një Parti Demokratike me orientim të qartë nga e ardhmja. Çdo ditë që kalon vetëm se i jep të drejtë kauzës dhe rrugës sonë! Për një PD me fytyrë njerëzore, për njerëzit dhe me njerëzit.