Shënim/ Çfarë deklaroi Lulzim Basha që shqetësoi aq shumë socialistët?

Deklarata e djeshme e kreut të PD-së, Lulzim Basha, lidhur me vendimin e Gjykatës Federale të Washingtonit për të dënuar ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, dhe përfshirja e Edi Ramës nëpërmjet sekserit të tij, Agron Nezaj, gjë e faktuar, tashmë, nga drejtësia amerikane, në një operacion të pistë për të dëmtuar nominalisht Lulzim Bashën si kreun e opozitës shqiptare, ka shqetësuar jo pak kampin socialistë.

Elisa Spiropali, së pari, e ndjekur nga Toni Gogu në një operacion të koordinuar kanë hedhur një mori akuzash dhe fyerjesh ndaj kreut të PD-së, Basha, duke lënë hije dyshimi se nëse Basha nuk është i rëndësishëm dhe nëse ato që thotë nuk janë të vërteta, pse duhet harxhuar kohë duke u marrë me të!

Por çfarë deklaroi ditën e djeshme Lulzim Basha që shqetësoi aq shumë socialistët?

Po risjellim përmbledhtazi ato që Basha deklaroi në konferencën e jashtëzakonshme:

– Nuk ka ndodhur ndonjëhere që një kryeministër të korruptojë shefin e kundërzbulimt të një vendi mik, aleat dhe partner strategjik, me qëllimin e vetëm për të goditur dhe dëmtuar kundërshtarin e tij politik, në këtë rast Lulzim Bashën dhe PD.

– Drejtësia amerikane foli. McGonigal pranoi të gjithë operacionin e pisët kundër Lulzim Bashes dhe PD. Dhe dje mori dënimin prej 2 vitesh e 4 muaj burg për rolin e tij në këtë aferë që ka tronditur jo pak edhe opinion publik dhe agjensitë e ligjzbatimit dhe të zbulimit.

– Drejtësia anerikane ka zbardhur në detaje gjithë operacionin kriminal që dirigjohej nga zyra e Edi Rames, ushqyer dhe mbështetur edhe nga disa gjoja opozitarë që sot shesin moral.

– Edi Rama nuk u mjaftua vetëm me përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhje, me shitblerjen e votës, me kriminalizimin e shtetit, me përdorimin e aseteve publike dhe privatizimin e shtetit për mbledhje votash, por korruptoi edhe zyrtarin e lartë të FBI vetëm e vetëm për të goditur Lulzim Bashën, PD, opozitën dhe për të penguar rotacionin politik vend.

– Investigimet mediatike të 2021 të cilat zbuluan para shqiptarëve se Edi Ramës nuk i mjaftoi vetëm operacioni kriminal i manipulimit dhe diktimit të votave, por kishte paguar për mbi 50 milionë mesazhe denigruese kundër meje neper rrjetet sociale.

– Duart e McGonigal gjenden edhe në aferën e inceneratorëve. Pagesat dhe shpërblimet ndaj tij janë shumë herë me shumë se sa kanë dalë në publik. Prandaj kjo çështje nuk do të mbyllet me kaq.

Përfshirja e Edi Ramës drejtpërdrejt në aferën McGonigal, investimi i tij për të eleminuar nga skena politike Lulzim Bashën, dhe dështimi i këtij plani nëpërmjet hetimit dhe dhënies së vendimit nga gjykata amerikane, janë një fakt i pamohueshëm, të cilin Edi Rama nuk mund ta fshehjë nëpërmjet vizitën në Shqipëri të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Blinken.

Me rëndësi është që SPAK-u ashtu siç e ka nisur, duke thirrur për të marrë në pyetje Agron Nezajn, t’i shkojë deri në fund dhe të nxjerrë përpara përgjegjësisë atë që vërtetë fshihet pas gjithë kësaj afere, që është Edi Rama.

Po ashtu, ajo që i ka shqetësuar më shumë socialistët, është deklarata e Bashës, se McGonigal i ka futur duart edhe tek afera e inceneratorëve. Një deklaratë e tillë e fuqishme, sigurisht që mund të hapë shtigje të reja për hetimin e SPAK-ut dhe mund ta bëjë “lojën” politike të ditëve të ardhshme shumë interesante.

Artikulli paraprakMinistria e Shëndetësië në rolin e rregullatorit të trafikut ajror
Artikulli tjetërTensionet Kosovë-Serbi/ Borrell takohet me Kurtin dhe Vuçiç në Mynih: Stabiliteti në rajon mund të arrihet vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve