Nga Sidi Hasanaj
Dje kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tregoi se sipas kompanive me ekspertizë për monitorimin e mediave konvecionale dhe ato sociale, që prej 2005 (ku nisi rrugëtimi i tij politikë) janë identifikuar rreth 55milionë mesazhe denigruese ndaj figurës së tij.
Sado tronditëse mund të tingëllojë si shifër, asgjë e re e aspak befasuese është për këdo shqipëtarë.
Kjo pasi figura e Lulzim Bashës është anatemuar, janë hedhur pafund shpifje dhe akuza të rreme, është sulmuar me gjuhën më helmuese të urrejtjes… çdo ditë dhe në çdo hapësirë komunikimi me publikun.
Në krye të kësaj makinerie që prodhon urrejtje e sulmon me mashtrime ndaj figurës së L.Bashës padiskutim që të gjithë e dinë që qëndron Edi Rama, Fuga i Rilindjes dhe partia socialiste.
Mirëpo cinikisht, Rama është deri diku i justifikuar.
Ai dhe Rilindja janë pjellë që në embrion të ngjizur nga bijtë e partisë Komuniste, e cila në thelb ishte produkt i urrejtjes dhe gënjeshtrës.
Partia mëmë e Socialistëve, PPSH po ta zhveshësh nga urrejtja (në çdo trajtë të saj) dhe gënjeshtra… nuk do të ishte krijuar dot si entitet politik, nuk do kishte pushtuar Shqipërinë 50vjet…
Rama e Socialistët e tijë, këtë gjuhë denigruese e mashtrimi kanë të skalitur në adn e tyre që fëmijë, duhen “mirëkuptuar” dhe mëshiruar për mjerimin njerëzorë që operojnë si qënie.
Mirëpo, tronditëse është fakti që Edi Rama dhe PS e ka bërë këtë fushatë të “vrasjes së të vërtetës” në bashkëpunim me një pjesë të madhe të kahut të partisë Demokratike.
Gjërat duhen thënë siç janë, që në 2005 Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Astrit Patozi etj figura brenda PD u bënë pjesë e metastazave malinje të denigrimit të L.Bashës nga kundërshtarët e tijë socialist. Xhelozia që kishin për garën e figurës pasuese të kryetarit të ardhshëm të PD, e kombinuar me vetdijen për inferioritetin e tyre para Bashës, bëri që të bashkoheshin me Edi Ramën në fushatë denigruese ndaj Bashës që në fillime të 2005.
Edhe dosja e “rrugës së kombit” në fakt ishte një dosje e fabrikuar nga Topalli,Bode e Patozi dhe e propaganduar nga Edi Rama më pas. Dosje që edhe sot manipulohet duke thënë “u mbyll me procedurë” kur në fakt u shkel procedura nga prokuroria e asaj kohe, kur shkeli çdo afat ligjor e nuk paraqiti kurrë një provë ndaj L.Bashës… kjo pasi qëllimi nuk ishte të zbardhej e vërteta e akuzave ndaj tij, por të mashtrohej publiku me helmin: “Basha shpëtoi me procedurë”.
E vërteta është që Sali Berisha PO e mbronte dhe përkrahte shpesh figurën e L.Bashës, poor ashtu si e mbronte me njërën dorë ashtu sponsorizonte politikisht dhe incentivonte media e “kundërshtarë brenda partisë Demokratike” të prodhonin propagandën denigruese ndaj L.Bashës “nuk është lider, por s’ka gjë se kemi siguri pasi e komandon Doktori” … propagandë që e dëmtoi pafund rrugëtimin e L.Bashës si kryetar i PD në 2013-2021.
Mirëpo historinë e afërt e dimë të gjithë e nuk ja vlen të zgjatemi, sot me përbuzje duhen parë gjithë fytyrat e politikanëve mediokër që L.Basha i afroi në PD, ose i rehabilitoi para demokratëve dhe në momentin e parë që mundën e sulmuan me gjithë urrejtjen anti-njerëzore… shëmbëlltyra të mungesës së çdo grimce dinjiteti njerëzorë!
Basha i promovoi në majat e politikës, kur i promovonte ai “ishte lideri perëndimorë që i motivonte ti bashkoheshin PD” e kur u deshte të bëheshin beteja për PD e për Bashën… si të pafytyrë lëshonin fjalët më të helmuara ndaj tijë duke e akuzuar me çdo lloj mashtrimi!
Dikur ziheshin kush i servilosej më shumë Bashës, kush thurrte lavde ndaj tijë, e kush pozonte krah tijë… më pas një kapërcim moral 180gradë dhe niste turravrapi kush e akuzonte më shumë për “agjent rus”, peng të Ramës etj akuza qesharake që vetëm sa dëmtuan demokratët dhe kënaqnin humorin e Edi Ramës.
55 milionë mesazhe denigruese ndaj L.Bashës në 19 vjet do të thotë rreth 7 mijë e 210 mesazhe shpifëse e linçuese për çdo ditë në 19 vjet.
Është një fushatë që as vetë Makiaveli nuk do e kish fantazuar si mekanizëm shkatërrimi të kundërshtarit… 19 vjet çdo ditë 7200 mesazhe në media, rrjete sociale e kudo kundrejt një personi?!
E pakonceptueshme.
Kjo shifër e frikshme shpjegon shumë gjëra, shpjegon përse Edi Rama është ende kryeministër i vendit tonë të shkretërruar, përse klasa jonë politike mishërohet nga pabesia, injoranca, ligësia dhe mediokriteti.
Por diçka esenciale nuk duhet harruar, urtësia e popullit tonë thotë “pema me kokrra gjuhet”… Çfarë halli kanë që si majtas e djathtas, prej 19 vjetësh investojnë miliona për të shpifur e denigruar figurën e Lulzim Bashës?! Përse investohet kaq shumë kundër tij? Përse kjo urrejtje ndaj tij??
Mendjet e shëndosha e dinë përgjigjen, koha do qartësoj dhe mendjet që nuk logjikojnë por ecin me idhuj të rremë dhe histori të falsifikuara recolucionesh imagjinare!