Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka garantuar homologun e tij ukrainase se pako e ndihmës ushtarake prej 60 miliardë dollarëve për Ukrainës do të vijë së shpejti, raporton “BBC”.
Masat ende nuk kanë kaluar në votimin final në Kongres, por Biden i ka thënë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, se është i bindur se do të aprovohet edhe në Kongres pakoja ushtarake.
Zelensky të shtunën kishte bërë apel urgjent për më tepër armë për të evituar një “situatë katastrofike” në Evropë.
SHBA-ja ka fajësuar mungesën e përkrahjes nga Kongresi për tërheqjen e Ukrainës nga beteja në qytetin Avdiivka.
Marrja e Avdiivkas është fitorja e parë e madhe e Rusisë që kur mori Bakhmutin në maj.