Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në kuvendin zgjedhor të degës 6 në Tiranë, ka deklaruar se gjatë javës që vjen PD do të depozitojnë në SPAK ky kallëzime ndaj kryeministrit Edi Rama.
Ai u shpreh njëri prej kallëzimeve bazohet mbi rrëfimet Arben Ahmetaj, “se është vet ky kryeministër pronari i vërtetë dhe përfituesi kryesor i aferës së tmerrshme të inceneratorëve”.
“Java e ardhshme do të jetë një javë ku ndaj Edi Ramës PD do të depozitojë 2 kallëzime në SPAK. I pari bazohet mbi rrëfimet e 2-shit të tij jetëgjatë, Arben Ahmetaj, se është vet ky kryeministër pronari i vërtetë dhe përfituesi kryesor i aferës së tmerrshme të inceneratorëve”, tha Basha.
Kallëzimi i dytë sipas Bashës ka të bëjë me lidhjet midis përfituesve nga inceneratorët, përfituesve nga afera McGonigal, për të cilët Basha u shpreh se të çojnë tek i njëjti emër, tek i njëjti përgjegjës.
“Dhe kallëzimi i dytë do të jetë pikërisht lidhja midis përfituesve nga inceneratorët, përfituesve nga afera McGonigal që çon detyrimisht tek i njëjti person, tek i njëjti emër, tek i njëjti përgjegjës. Detyra jonë është t’i vëmë këto fakte para drejtësisë dhe detyra e drejtësisë është t’i zbardh në mënyrë profesionale me një hetim të thelluar, të paanshëm dhe objektiv shkeljet penale dhe përgjegjësitë ligjore për këtë aferë të tmerrshme”, tha ai.