Në një status në profilin e tij në rrjetin social facebook, Gentian Gaba shruan se para protestës deputetët e Rithemelimit kanë votuar me Ramën për të amnistuar të korruptuarit e dënuar nga SPAK-u.
“Revolucioni ka 2 vite që ka mbetur rrugëve, shkruan Gaba, – ndërsa Rama vetëm është forcuar.”
Postimi i Gabës ka të bëjë me votimin e ligjit të amnistisë penale nga “Rithemelimi” dhe propozimi i tyre për të amnistuar të dënuarit nga SPAK.
Në një kohë që në Parlament bëjnë sikur zihen dhe bllokojnë punimet e Kuvendit, kur vjen puna për hallet e tyre deputetët e Sali Berishës nxitojnë të bashkojnë dhe të bëjnë pazar me Edi Ramën.
Më poshtë postimi i plotë:
“Protestën e kishin për teatrin brenda vetes, sepse para protestes votuan me Ramën për të amnistusr të korruptiarit e dënuar nga SPAK.
Më vjen shumë keq për sakrificën e atyre që mund të kenë shkuar në atë shesh sepse me të drejtë nuk duan Ramën, por e verteta duhet thënë, edhe kur mund të jetë e hidhur për dikë.
Revolucioni ka 2 vite që ka mbetur rrugëve, ndërsa Rama vetëm forcohet.”