PD, Myshketa: Bashkia Durrës të hapë bonusin e qirasë për familjet e prekura nga Tërmeti! Do ndjekim të gjitha rrugët

Banorë të pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 2019-ës, protestuan këtë të martë para bashkisë së Durrësit. Shkak është bërë ndërprerja e bonusit të qirasë, gjë që disa prej tyre i ka detyruar të rikthehen në apartamentet e dëmtuara, duke rrezikuar jetën

Për këtë arsye ka reaguar kreu i PD Durrës, Jonuz Myshketa:

Banorët po përballen tash e pothuajse një vit me mungesën e bonusit të qirasë.
Një “tërmet” tjetër për ta çka I bën të rikthehen ne banesat e tyre ende të pavëna dorë, për shkak të papërgjegjshmërisë së pushtetit.

Jemi në kushtet ku si Parti Demokratike dhe këshilltar bashkiak e kemi trajtuar me 10-tra herë situatën emergjente ku ndodhen qytetarët, duke denoncuar rastet në terren.

Të mos harrojmë që qeveria dhe kryeministri e trumbetoi si histori suksesi të tijin ndihmën në formë dhurate, granti e kredi të buta nga vendet mike në mbarë botën, por që realiteti flet krejt ndryshe

I bëj thirrje Bashkisë Durrës, qeverisë të merren masa të menjëhershme pasi një tërmet tjetër do ishte fatal dhe Durrësi I ka akoma plagët e hapura nga nëntori I 2019-tës.

Këtu luhet me jetë njerëzish e jo ngjyrime politike, andaj çdo sekond që kalon është I tepërt.

Ju garantoj në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim personal që do të ndiqet çdo rrugë ligjore, çdo mjet demokratik e qytetar në ardhje në ndihmë të situatës dhe të nxjerrjes përpara ligjit të gjithë përgjegjesve të kësaj të fundit.

Artikulli paraprakAsgjë e re nga “fronti anti SPAK”
Artikulli tjetërPolitika mes dosjeve të spiunëve edhe protestave të dështuar!