Basha: PD nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme parlamentare dhe është pritshmëria jonë që askush prej nesh të mos bëhet patericë e këtij akti korruptiv dhe kriminal

“Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme parlamentare dhe padiskutim është pritshmëria jonë që askush prej nesh të mos bëhet patericë e këtij akti korruptiv dhe kriminal që synon lirimin e zyrtarëve të korruptuar, të hetuar, nën hetim, të akuzuar apo të dënuar nga gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.” – kështu është shprehur gjatë deklaratës së sotme për shtyp kreu i PD, Lulzim Basha.

Më tej kryedemokrati Basha u shpreh se “ka muaj që ka paralajmëruar komisione kundër SPAK-ut dhe vetëm pak ditë më parë është ankuar se Byroja Kombëtare e Hetimeve po shqetëson ministrat dhe zyrtarët e tij me hetimet që po bën. Është e qartë që Edi Rama I trembet drejtësisë, është bërë pishman për reformën në drejtësi, ka menduar se do të vazhdonte ta kontrollonte në tërrësi SPAK-un dhe tani që të paktën segmente të caktuara të SPAK-ut duke qartë se po veprojnë në autonomi të plotë dhe në përputhje me ligjin, ai po bën gjithçka për të ndërhyrë dhe për të vendosur edhe njëherë pandëshkueshmërinë dhe mburojat qeveritare në funksion të pandëshkueshmërisë”.

DEKLARATË E PLOTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, LULZIM BASHA

Ditën e djeshme janë përvijuar hijet e një skandali të përmasave kombëtare dhe për investimin e partnerëve edhe ndërkombëtare. Qeveria e Edi Ramës ka propozuar të amnistojë zyrtarët e korruptuar të dënuar, apo nën hetim nga SPAK dhe të dënuar nga GJKKO. Është skandaloze që të përdorëshamnistinë penale e cila kryhet për arsye humanitare ndaj një kategorie të dënuarish për vepra të thjshta që të nxjerrësh nga burgu apo të anulosh hetimet për zyrtarët e korruptuar të Edi Ramës. Kjo nuk është asgjë më pak sesa një ndërhyrje tek gjyqsori apo tek reforma në drejtësi. Ndërkohë që nga njëra anë partnerët ndërkombëtarë dhe vet shqiptarët vendosin theksin tek fundi i pandëshkueshmërisë, mesazhi që Rama dhe qeveria e tij japin në kohën që janë treguar me gisht ndërkombëtarisht, por dhe nga vet pjesëtarët dhe ish pjesëtarët e tyre që një qeveri tërrësisht të korruptuar, është se ata që i dënon gjykata i liron qeveria me votat në parlament.
Nuk është kjo ndërhyrja e parë e Edi Ramës në reformën në drejtësi. Ka muaj që ka paralajmëruar komisione kundër SPAK-ut dhe vetëm pak ditë më parë është ankuar se Byroja Kombëtare e Hetimeve po shqetëson ministrat dhe zyrtarët e tij me hetimet që po bën. Është e qartë që Edi Rama I trembet drejtësisë, është bërë pishman për reformën në drejtësi, ka menduar se do të vazhdonte ta kontrollonte në tërrësi SPAK-un dhe tani që të paktën segmente të caktuara të SPAK-ut duke qartë se po veprojnë në autonomi të plotë dhe në përputhje me ligjin, ai po bën gjithçka për të ndërhyrë dhe për të vendosur edhe njëherë pandëshkueshmërinë dhe mburojat qeveritare në funksion të pandëshkueshmërisë.
Kjo është ajo që po ndodh. Nga njëra anë do të përdorë amnistinë për të amnistuar zyrtarët e korruptuar që kanë vjedhur taksat e shqiptarëtve, që kanë dëmtuar rëndë interesin e shqiptarëve, pronat e shqiptarëve, dhe nga ana tjetër refuzon të amnistojë protestuesit që janë ngritur pikërisht për të mbrojtur shtëpitë e tyre, pronat e tyre apo për të goditur korrupsionin qeveritar. Kjo është skandaloze, faktikisht është kriminale. Është një ndërhyrje e pastër në punët e drejtësis. Ndaj sot dua ta bëjë fare të qartë se Partia Demokratike jo vetëm që nuk do të jetë pjesë e kësaj manivre të fëlliqur, por do të bëjë gjithçka brenda dhe jashtë vendit për të treguar dhe faktuar se kërcënimi kryesor ndaj avancimit të refrormës në drejtësi dhe luftës kundër pandëshkueshmërisë, sot është Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar. Kanë frikë nga drejtësia, duan t’i mbyllin gojën drejtëisë. Partia Demokratike inkurajon prokuroroët, BKH-në, prokurorrët e SPAK-ut, GJKKO-në, të vazhdojnë me profesionalitet punën e tyre. Padiskutim që këtu do të vinin punët. Një drejtësi e reformuar, ka për detyrë në radhë të parë të hetojë, të çojë para ligjit dhe të dënojë korrupsionin qeveritar dhe nuk ka dyshim që një drejtësi reformuar është në konflikt interesi me një qeveri të korruptuar. Dhe një qeveri e korruptuar është në konflikt interesi me një drejtësi të pavarur.
Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme parlamentare dhe padiskutim është pritshmëria jonë që askush prej nesh të mos bëhet patericë e këtij akti korruptiv dhe kriminal që synon lirimin e zyrtarëve të korruptuar, të hetuar, nën hetim, të akuzuar apo të dënuar nga gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nëse ka një tërheqje nga ky qëndrim i papranueshëm dhe skandaloz dhe nëse propozimet tona për amnistimin pa kusht të të gjithë protestuesve do të [ranohen, sigurisht Partia Demokratike në funksion të interesit të mirë publik dhe në transparencë të plotë, do të rishikojë vendimin e saj.

Artikulli paraprakAmnistia penale/ “Skandal kombëtar”, Basha: Qeveria e Ramës propozoi lirimin e zyrtarëve të dënuar apo nën hetim
Artikulli tjetër“Amnistia, thikë pas shpine reformës në Drejtësi ”- LITA: Si do lirohen zyrtarët e korruptuar