Po transportonte skrap drejt Turqisë, anija shqiptare përplaset me shkëmbinjtë dhe ankorohet në Sarandë

Një anije shqiptare e cila ishte duke transportuar skrap drejt Turqisë është përplasur me një masiv shkëmbor në Ksamil.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të një defekti dhe mos funksionimit të drejtimit.

Pas komunikimit me kapiteneria e portit të Sarandës, anija ka hyrë në portin e marinës “Limion”.

Anija është akostuar pa probleme ndërsa po vlerësohet dëmi që i është shkaktuar dhe mundësisë më pas për vazhdimin ose jo të udhëtimit.

Artikulli paraprakSekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa, i përgjigjet ministrit Manja: PD nuk do bëhet kurrë pjesë e këtij pazari të ndyrë dhe kërkon tërheqjen e këtyre ndryshimeve
Artikulli tjetër“Rama drejton qeverinë më të korruptuar në botë”/ Basha: Kanë propozuar për amnisti që të shpëtojnë zyrtarët e korruptuar