PD, Kulluri: McGonigal bashkon sërish Ramën dhe Berishën kundër Bashës

Ka pasur një koordinim mes Edi Ramës dhe njerëzve të Berishës ditën e sotme ndaj një sulmi të përbashkët ndaj Lulzim Bashës, pikërisht në ditën kur ky ka deklaruar se Edi Rama do të kallëzohej në SPAK për aferën McGonigal.

Lidhur me sulmet e tyre ndaj kreut të PD-së, ka reaguar Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Ervin Kulluri.

Në reagimin e tij Kulluri flet për koordinim ndaj Berishës dhe Ramës jo vetëm për leje të ndërtimit të kullave, resorteve, sulmeve ndaj SPAK-ut, por edhe ndaj Lulzim Bashës.

“Në ditën që Lulzim Basha deklaroi se Rama do të kallzohej në SPAK për McGonigal, Sali Berisha i vjen në ndihmë duke vazhduar avazin e Ramës për të njëjtat akuza që u dënua ish-zyrtari i FBI-së. Halli i tyre është aq i madh sa, tashmë, të dy kanë dalë bashkë hapur kundër PD-së, por e kanë kot. Ashtu siç u kallzua Edi Rama për inceneratorët, do të kallzohet edhe për McGonigal. Shokët e tyre avokatë, fëmijët e Berishës është mirë t’i ruajnë për hallet e tyre të mëdha dhe jo për sulmet e koordinuara me Edi Ramën kundër Lulzim Bashës.” – shkruan Kulluri.


Postimi i Sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri:

Edi Rama dhe Sali Berisha dolën sot në të njëjtën orë për të sulmuar Lulzim Bashën.

Të koordinuar jo vetëm për lejet e ndërtimit të kullave dhe resorteve, por edhe në sulmet ndaj SPAK-ut, vijuan avazin e vjetër, njëri majë ballkoni e tjetri për t’iu fshehur aferës kriminale të radhës për të amnistuar të korruptuarit e qeverisjes së tij.

Për Edi Ramën kush nuk vjedh, fle gjumë, kush nuk bëhet mburojë e korrupsionit, është i paaftë, kush nuk është aleat me krimin në vjedhjen e zgjedhjeve, nuk bën për politikë.

Për Sali Berishën kush nuk bëhet mburojë e halleve të tij përballë SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe SPAK-ut, është i kapur.

Për të sulmuar “Gjumashin”, Edi Ramën u bë kryeministri i parë i një vendi demokratik që korruptoi shefin e kundërzbulimit të SHBA-së, Charles McGonigal.

Në ditën që Lulzim Basha deklaroi se Rama do të kallzohej në SPAK për McGonigal, Sali Berisha i vjen në ndihmë duke vazhduar avazin e Ramës për të njëjtat akuza që u dënua ish-zyrtari i FBI-së.

Halli i tyre është aq i madh sa, tashmë, të dy kanë dalë bashkë hapur kundër PD-së, por e kanë kot. Ashtu siç u kallzua Edi Rama për inceneratorët, do të kallzohet edhe për McGonigal.

Shokët e tyre avokatë, fëmijët e Berishës është mirë t’i ruajnë për hallet e tyre të mëdha dhe jo për sulmet e koordinuara me Edi Ramën kundër Lulzim Bashës.

Artikulli paraprakBasha: Kam propozuar vetingun në politikë dhe heqjen e imunitetit, i mbajnë fshehur dhe larg debatit publik
Artikulli tjetër“Miratoni Reformën Zgjedhore para zgjedhjeve të parlamentare”- Apeli i ambasadorit të Britanisë së Madhe: Në debat të përfshihen…