Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar zhvillimet e fundit politike.
Shehi u shpreh se është kundër bojkotit të parlamentit dhe se sot ishte një seancë prap e pasukseshme.
Teksa komentoi protestën e Rithemelimit që u zhvillua ditën e martë, ku Berisha nuk mblodhi shumë qytetarë dhe ishte një pjesmarrje e ulët, Shehi tha se ka patur protesta edhe më të mëdha.
“Sigurisht janë bërë edhe protesta më të mëdha. Kjo nuk është më cështje e një mitingu, këtu jemi të paqartë se si do vazhdojmë, kush është rruga, cilat do jenë hapat e mëtejshëm.
Edhe sot pati një seancë prap të pasukseshme. Njëlloj bojkoti që i bëjmë ne opozita parlamentit. Unë nuk jam për këtë, unë jam për të hyrë në parlament, për të bërë jetën përlamentare për të debatuar. Sot kaloi një marrëveshje marrëveshja me Italinë për emigracionin.
Në të cilën opozita mund të thoshte opsionet e veta. Në vend që të flasim tek salla e parlamentit dalim flasim te oborri i parlamentit. Njëkohësisht u fol edhe për cështjen e amnistisë.
Amnistia është një lloj falje që tregon parlamenti për të përfituar një pjesë e atyre. Por nuk mund të ndahet sic është ndarë nga dy kampet. Amnistia është një gjë që përcaktohet me vitet”, tha Shehi në një intervistë .