Fitim Zekthi: Projektligji për amnistinë penale pa transparencë

Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News pedagogu i Shkencave Sociale Fitim Zekthi foli për rrëzimin e projektligjin e amnistisë penale.

Gjatë kësaj interviste, ai theksoi se ky është një projektligj ku nuk dihet të përfshihet interesat personale.

Sipas tij Partia Socialiste duket më e angazhuar me draftin, megjithatë thekson se nuk ka pasur transparencë për publikun lidhu me këtë projektligj.

“Bëhet fjalë për të amnistuar njerëz që janë duke u hetuar për çështje të lehta apo që kanë mbetur pak kohë për të vuajtur dënimin. Por këtu nuk ka transparencë, nuk po merret vesh se çfarë ndodh. Nuk ka asgjë të qartë, ka deklarata kundërvënëse ndaj palëve. Zoti Manaj nuk paraqiti asnjë draft konkret që të sqarojë se çfarë nuk përfshihet. Por palët bëjnë vetëm akuza mes tyre. Pra zoti Basha dhe Manja bëjnë akuza dhe kundër akuza. Në amnisti është kërkuar të amnistohen të gjithë ato që kanë marrë pjesë në protesta”, tha ndër të tjera ai.

Artikulli paraprak“Janë bërë protesta edhe më të mëdha”, Shehi kundër ‘Rithemelimit’: Në vend që të flasim në parlament, flasim në oborr
Artikulli tjetërPROTAGONIST/ Gjithë jetën ia kushtoi gazetarisë së ekonomisë, kush ishte Afërdita Selimi, la pas një sërë kronikash në RTSH