Gazetari Poli Hoxha në Dritare Tv komentoi Amnistinë Penale, e cila u hoq nga rendi i ditës për votim sot në Parlament, me kërkesë së PS.
Hoxha tha se ndryshimet në këtë projektligj godet reformën në Drejtësi, kryesisht SPAK dhe GJKKO, për të liruar nga burgu edhe të korruptuarit.
“Neni që u fut tek Amnistinë nuk bëhet fjalë vetëm për zyrtarët e korruptuar por edhe për bashkëpunëtorët e tyre, biznesmenë, anëtarë etj. Ky ishte një operacion i mirë menduar, si një mënyrë testimi. Ditën e protestës u nxor një shkrim shumë i fortë, që thoshte se po tentohet të kalohet me amnisti edhe të dënuarit nga GJKKO. Ky nen godet reformën në Drejtësi, SPAK, pasi nënkupton se organet dënojnë, qeveria i fal. Të dëmtuarit e vetëm janë qindra protestues, të dënuarit që do të përfitonin nga Amnistia, për vepra të lehta penale. Me këtë që ndodhi sot mendoj se operacioni do të vazhdojë me fazë të dytë për të peshkuar”, tha Hoxha.