“Ne jemi Partia Demokratike e Shqipërisë”/ Basha: Qëndrimet tona janë të qarta! Mbështetje SPAK-ut për hetim të zyrtarëve të korruptuar, amnisti për qytetarët që kanë protestuar për pronat e tyre

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës 9 në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij Basha përsëriti edhe një herë qëndrimin e qartë të Partisë Demokratike për mbështetje të pakushtëzuar ndaj SPAK-ut për të hetuar zyrtarët e korruptuar dhe kundër amnistisë për ta.

Nga ana tjetër, kreu demokrat shprehu edhe një herë mbështetjen e PD-së për të amnistuar qytetarët që padrejtësisht janë endur dyerve të gjykatave vetëm se kanë protestuar për pronat e tyre.

“Ne jemi Partia Demokratike e Shqipërisë. Ne kemi qëndrime të qarta për drejtësinë dhe në mbështetje të drejtësisë. Po, mbështetje SPAK-ut për të hetuar pushtetarët e korruptuar dhe për t’i vendosur ata para ligjit. Jo, amnistisë për zyrtarët e korruptuar, po amnistisë për qytetarët e goditur në kufijtë dhe sgripset e pamundësive. Jo atyre të cilët kanë abuzur me pasuritë dhe pronat e shqiptarëve, po protestuesve që kanë protestuar për shtëpitë e tyre nga Bregu i Lumit këtu në zonën tuaj, deri në Astir. Nga Shkoza e anembanë Shqipërisë. Këto janë qëndrime të qarta dhe paekujvoke dhe t’i dëgjojnë të gjithë shqiptarët dhe ta kutpojnë se kush është në krahun e tyre dhe nuk ka frikë ta thotë, e kush mërmërit dhe i bën bisht përgjigjeve sepse i shërben interesave të ngushta personale.”– tha Basha.

Artikulli paraprakAmnistia penale/ Poli Hoxha: Ja loja që po bëhet për të goditur Drejtësinë, të cilën Basha e refuzon prerë
Artikulli tjetër“Jemi të vendosur për t’u përballur me kurajo dhe vendosmëri kundër Edi Ramës”/ Basha: Jemi për t’i thënë Po vetingut në politikë dhe jo imunitetit të deputetëve