Rilindja dhe kryeministri i zgjedhur prej saj, Edi Rama do të mbahen mend si qeverisja që nuk mbajti asnjë premtim nga programi elektoral me të cilën fitoi zgjedhjet për një mandat qeverisjeje katërvjeçare. Rilindja thjeshtë rezultoi një mashtrim i madh, dhe një frymë propagande, e cila mund të vërtetohet lehtësisht tashmë, që kjo qeveri është në muajt e fundit të qeverisjes. Jemi në të hyrë të dhjetorit, dhe qershorin e ardhshëm janë zgjedhjet parlamentare, ndërsa në faqen zyrtare të PS-së, ose asaj çka ka mbetur prej saj vazhdon të jetë programi i katër viteve qeverisje 2013-2017. Ndoshta dikush ka harruar ta heqë që aty, apo ndoshta qëllimisht vazhdon të qëndrojë aty si një simbol i talljes me shqiptarët.
Borxhi publik
Por le t’i marrim me rradhë se çfarë ka thënë Rilindja në vitin 2013 dhe si paraqitet sot situata në raport me premtimet. Në vitin 2013, kur banda e Rilindjes mori pushtetin, borxhi publik ishte 64 për qind dhe shikoni se çfarë thoshte në programin e saj Rilindja “Ne jemi të vendosur që gradualisht të fillojmë ta ulim borxhin publik, ta sjellim atë në parametra të kontrollueshëm dhe të mos ia lëmë barrë brezave të ardhshëm. Objektivat tona kryesore janë: Ulje graduale e borxhit nëpërmjet kontrollit të deficitit fiskal dhe përshtatjes me rritjen ekonomike. Në fakt, ajo që ndodhi është krejt e kundërta. Në më pak se tre vjet qeverisje borxhi publik u rrit me 10% dhe kaloi shifrën e 74 për qind. E habitshme se ku vajtën kaq shumë para në dhjetë vjet dhe qeveria jonë e drejtuar nga njeriu që ka pasion vizatimin nuk na shpjegoi kurrë se përse duhej të merrte kaq shumë borxh në një periudhë kaq të shkurtër, ndërkohë që nuk investohet në asnjë sektor të ekonomisë. Pra, me një logjikë të thjeshtë, Rilindja s’ka bërë asgjë tjetër vetëm se ka marrë borxh për të dhënë tendera e PPV miqve të saj, ndërkohë që shqiptarët me anë të taksave duhet të mbajnë në kurriz pasojat.
Mashtrimi me punësimin
Gjatë një takimi në Peqin një vajzë e re do ja bënte të ditur kokës së karvanit, (Kryeministri preferon ta thërrasë karvan që ecën, Rilindjen, afërmendsh, ai duhet të quhet koka e karvanit), se kishte disa vite që kishte mbaruar fakultetin me rezultate të larta po nuk gjente dot punë. Koka e karvanit ju përgjigj se ashtu si ty ka shumë që kërkojnë punë) një përgjigje që nuk do e dëgjoni kurrë nga një Kryeministër i përgjegjshëm në ndonjë vend tjetër për një shtetas të tij. Dhe më e bukura është se e dini çfarë ka premtuar koka e karvanit në 2013, kur synonte të merrte pushtetin. “Angazhohemi të krijojmë 300 mijë vende të reja pune. 40 mijë vende të reja pune në industrinë prodhuese dhe 12 mijë vende pune shoqëruese të lidhura me to, 15 mijë në industritë e lidhura me detin, 155 mijë në aktivitetet e lidhura me bujqësinë e blegtorinë, 62 mijë përmes reformimit të programit të ndihmës ekonomike, 11 mijë vende pune në industrinë e turizmit dhe 4 mijë vende të reja pune në teknologjinë e informacionit”. Qesharake ta mendosh se, pas këtij premtimi 80 mijë shqiptarë kërkuan azil brenda 2014-2015 vetëm në Gjermani. Një epidemi ikjeje dhe humbje e shpresës siç nuk ishte parë as në vietet e para të përmbysjes së komunizmit. Sot, Edi Rama ku është me këtë premtim. Ku i ka vendet e punës në industrinë prodhuese, në aktivitetet e lidhura me bujqësinë apo turzimin! Ku i ka premtimet për një “Shqipëri të fëmijëve tanë”, kur shqiptarët vetëm në vendin e tyre nuk e shohin të ardhmen e fëmijëve?! Por në programin e qeverisjes së Ramës, në vitin 2013 janë dhe një sërë premtimesh që sikur vetëm një pjesë të atyre të kish realizuar gjendja sot do ishte shumë ndryshe. Ka premtime për uljen e çmimit të ushqimeve të konsumit, legalizimeve falas, uljen e çmimit të energjisë elektrike, goditjen e monopoleve në hidrokrabure dhe uljen e çmimit e të tjera si këto. Por në fakt çka ndodhur. Me të marrë pushtetin, kryeministri dhe qeverisja u përqendruan vetëm tek një pjesë e vogël njerëzish, të cilët po thithin çdo resurs të këtij vendi. Vjedhja është bërë një fenomen normal, ndërsa varfëria shtohet çdo ditë. Rama jo vetëm shtoi varfërinë, por çka është më e keqja goditi shpresën. Burgosi njerëz se kërkonin dritë për fëmijët e tyre, rriti taksat e biznesit, falimentoi ndërrmarje dhe mbylli vende pune. Në vitin 2013, mori një shtet të gatshëm, të cilin duhej vetëm ta administronte, por ajo çka ndodhi me makutërinë, papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë, rrezikon ta kthejë Shqipërinë në kohët më të errëta të saj. Dhe kjo mund të ndodhte vetëm në një vend, që ka si kryeministër një njeri me emrin Edi Rama.
Premtimet e Ramës: Ulje e varfërisë, legalizime falas, ulje e çmimit të energjisë
Më poshtë po bëjmë një pasqyrë të disa prej premtimeve që ka bërë Rama në vitin 2013. Gjithkush mund të japë një gjykim se çfarë është bërë deri më sot me to. Sa keq janë gënjyer shqiptarët, nga një grup njerëzish të papërgjegjeshëm që kishin qëllime të qarta se përse e donin pushtetin. Shikoni se çfarë premtonte Rama për uljen e varfërisë, rrugët, administrimin e mbetjeve apo financimet për bujqësinë. Çdo kush mund ta bëjë vetë analizën, dhe të shohë fytyrën e vërtetë të rilindjes tashmë që është në prag të ikjes. Çdo kush mund të bëjë një analizë, se a mund të tallet njeri në këtë mënyrë me besimin e njerëzve?
Mashtrimi për varfërinë
o Do të kemi një përgjysmim të TVSH-së për ushqimet më jetike të shportës, bazë të konsumit.
o Përjashtimi/ulja nga ky tatim për barnat dhe shërbimet shëndetësore.
o Realizimi i premtimit për heqjen reale të TVSH-së për importimin e makinerive dhe pajisjeve.
o Ulja/kompensimi i TVSH-së për pjesën e domosdoshme të furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve familjarë të varfër.
Mashtrimi me rrugët
“Plani Kombëtar i Transportit do të përmbajë përfundimin e ndërtimit të rrjetit kombëtar të rrugëve, duke përfshirë arterie strategjike si Korridori i Gjelbër autostradal Veri-Jug; Korridori i Kaltër Veri-Jug dhe duke i dhënë prioritet përfundimit të akseve që shkojnë në qendrat administrative të qarqeve të vendit. Rëndësi të veçantë do të marrin lidhjet me rrjetet rrugore të rajonit të Ballkanit.
Mashtrimi me legalizimet
Qeveria do të realizojë pa pagesë legalizimin e banesave pa leje në zonat informale.
Do të vlerësohet informaliteti në territor, do të krijohet baza e integruar e të dhënave për territorin dhe do të ndërmerret procesi i legalizimit dhe integrimit të vendbanimeve informale, për t`i dhënë fund veprimeve të paligjshme.
Do të shpallet Momenti ZERO, pas të cilit çdo ndërtim është subjekt prishjeje të menjëhershme. Qeveria do të realizojë pa pagesë legalizimin e banesave pa leje në zonat informale.
Mashtrimi me plehrat
Do të ndalojmë importin e mbetjeve.
Do të eliminojmë venddepozitimet e mbetjeve që janë buzë lumenjve dhe do të përcaktojmë vende të tjera të përshtatshme për depozitim.
Do të pastrohen në mënyrë prioritare akset kryesore rrugore nga mbetjet dhe ndotës të tjerë.
Do të ndalojmë në mënyrë urgjente zjarret në vendgrumbullimet e plehrave pranë qyteteve.
Do të përfundojë hartimi i të gjitha planeve rajonale për menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve dhe do të monitorohet zbatimi i tyre
Mashtrimi me Bujqësinë
Do të reduktohet tatimi mbi vlerën e shtuar për farërat, fidanet, materialin gjenetik shtazor, plehrat kimike, pesticidet, vaksinat e blegtorisë etj.
Do të krijohet dhe vihet në funksion qendra e kontrollit të cilësisë dhe sigurisë së inputeve bujqësore.
Do të zbatohet programi i furnizimit të naftës pa akcizë për bujqësinë dhe aktivitetet rurale të ngjashme.
Do të nxitet shpërndarja me çmime të favorshme e farërave të zgjedhura dhe të rendimenteve të larta.
Do të nxitet dhe mbështetet, blerja në grup e pajisjeve të mekanikës bujqësore, traktorëve dhe moto-kultivatorëve.