Deputetja e PD-së kërkon informacion për rindërtimin e shkollës së mesme/ Andia Ulliri: Kam dorëzuar disa kërkesa, nuk kanë dhënë asnjë përgjigje sipas detyrimit ligjor

Deputeja e Partisë Demokratike, Andia Ulliri, nëpërmjet një konference për shtyp ka bërë të ditur se ka dorëzuar në Kuvend një kërkesë për informacion për rindërtimin e shkollës së mesme të bashkuar “Ramazan Karaj”, të cilën ia ka dorëzuar edhe Bashkisë Krujë edhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

“Prej 2 vitesh shkolla është shembur dhe deri më sot nuk na keni vënë në
dispozicion asnjë informacion për masat që jane marrë apo parashikoni të
merrni për ndërtimin e shkollës, por, përkundrazi, keni zgjedhur të heshtni,
duke shkelur parimin e transparencës.”
– u shpreh deputetja demokrate.

“Unë si deputete e Kuvendit të Shqipërisë kam dërguar disa kërkesa për
informacion për të cilat as sot, në shkelje të paprecedentë të afateve ligjore,
nuk kam asnjë kthim përgjigjeje.”
– tha më tej ajo.

DEKLARATË E DEPUTETES SË PARTISË DEMOKRATIKE, ANDIA ULLIRI

Te nderuar qytetare,

Dorezova sot ne Kuvend Kërkesën për informacion për rindërtimin e
Shkollës së Mesme të Bashkuar Ramazan Karaj drejtuar Kryetar i Bashkisë
Krujë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Prej 2 vitesh shkolla eshte shembur dhe deri më sot nuk na keni vënë në
dispozicion asnjë informacion për masat që jane marrë apo parashikoni të
merrni për ndërtimin e Shkollës, por përkundrazi keni zgjedhur të heshtni,
duke shkelur parimin e transparencës.
Une si deputete e Kuvendit te Shqiperise kam derguar disa kerkesa per
informacion per te cilat as sot, ne shkelje te paprecedente te afateve ligjore,
nuk kam asnje kthim pergjigje.
Banoret e zones kane dale ne protesta duke ndaluar edhe femijet e tyre te
shkojne ne shkolle, per shkak se ajo ndodhet shume larg dhe “zgjidhja” e
dhene per ta eshte mesim i shkurtuar.
Pra nje nxenese do duhet te pershkoje 2 ore rruge per te shkuar ne nje
shkolle tjeter dhe te beje 2 ore mesim!
Kjo eshte e papranueshme dhe duhet te jete kembane alarmi edhe per ju
vete si institucione.
Sot nga Kryesia e Kuvendit te Shqiperise ju kerkoj te beni transparence dhe
te ndiqni nje ore e me pare kete problem per te rindertuar shkollen e
Mesme të Bashkuar Ramazan Karaj.
Ndaj i bej thirrje Bashkise Kruje dhe Ministrise se Arsimit dhe Sportit te
ndjekin kete ceshtje dhe te pergjigjen nese:
1.A keni aplikuar pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për
financim/bashkëfinancim për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Bashkuar
Ramazan Karaj?
2. Cilat janë mundësitë që po shqyrtoni për financimin e ndërtimit të
Shkollës së Mesme të Bashkuar Ramazan Karaj?

Artikulli paraprakPD bën thirrjen dhe dorëzon kërkesën e tretë: Gjykata e Lartë të zbardhë vendimin e datës 27 dhjetor
Artikulli tjetërHistoriani i shquar Bernd Fisher përgënjeshtron Rithemelimin: Nuk mora pjesë në protestën e Berishës, kalova rastësisht!