Arbi Agalliu i përgjigjet Manjës: Rama dhe qeveria e tjj kërkon të amnistojë zyrtarët e korruptuar që i kanë pirë gjakun këtij vendi dhe të mbajë në burg viktimat e korrupsionit të tyre

Në një deklaratë për shtyp, deputeti i PD, Arbi Agalliu, shprehet se ata që po kërkon PD-ja të amnistohen janë qytetarët që u ngritën në protesta për të mbrojtur të drejtat e tyre, ndërsa ata që po kërkon qeveria e Edi Ramës ndërmjet ministrit Manja janë zyrtarët e korruptuar që i vjedhin çdo ditë ata.

“Është e kuptueshme që Edi Rama dhe qeveria e tij ka vetëm një interes: si t’i bëjë presion SPAK-ut dhe gjykatave, dhe të falë zyrtarët e vet të korruptuar. Mesazhi i tyre për drejtësinë është i qartë: “Ju dënoni, ne lirojmë!” – vijon më tej Agalliu.

Më poshtë deklaratë e plotë e deputetit të PD:

A është më i fajshëm një grua, burrë a i ri që ka protestuar se kjo qeveri po i shkatërronte shtëpinë, apo zyrtarët e korruptuar që i kanë pirë gjakun këtij vendi dhe që kjo qeveri kërkon t’i amnistojë?!

Ata që kërkojmë ne të amnistohen janë protestuesit që u ngritën për të mbrojtur të drejtat e tyre, ata që kërkoi kjo qeveri janë zyrtarët që i vjedhin çdo ditë ata.

Morali i kësaj qeverie janë kriminelët që i veshi me pushtet dhe të korruptuarit që abuzojnë me pasuritë dhe paratë e shqiptarëve.

Çudi që Ulsiu, meqë qenka kaq i interesuar për protestuesit e pas 2020, nuk solli amendament për ta, por për zyrtarët e korruptuar.

Është e kuptueshme që Edi Rama dhe qeveria e tij ka vetëm një interes: si t’i bëjë presion SPAK-ut dhe gjykatave, dhe të falë zyrtarët e vet të korruptuar.

Mesazhi i tyre për drejtësinë është i qartë: “Ju dënoni, ne lirojmë!”

Artikulli paraprakGazmend Koduzi për ligjet e miratuara: Dëmtojnë qytetarët, PD do t’i çojë në Gjykatën Kushtetuese
Artikulli tjetër‘Ka fobi ambientet e mbyllura’, GJKKO pranon kërkesën e avokatëve të Erzen Breçanit, cakton mjekët për të kryer ekspertizën