Basha: Fitorja e Ukrainës, triumf i demokracisë mbi autokracinë. Sulmi në Banjskë, skenari si i Krimesë

Në dy vjetorin e nisjes së luftës nga Rusia në Ukrainë kreu i partisë demokratike Lulzim Basha për “Ora News” tekson rëndësinë e bllokimit të aseteve ruse.

Në cilësinë e reporterit në Këshillin e Evropës thonë se mjaft asete janë zbuluar dhe të tjera janë në process. Por shton se hetimet nuk duhet të ndalen.

Lulzim Basha: Ky hetim duhet të shkoj deri në fund për të treguar se një barbari e tillë nuk mund të tolerohet dhe se ata agresorët do të vihen para përgjegjësisë në çdo formë, duke përfshirë edhe përgjegjësinë penale. Dhe këtu varet edhe fati i Ukrainës. Siç e thashë, kjo lidhet drejtpërdrejtë me demokracinë, drejtpërdrejtë me Shqipërinë, me Kosovën, me rajonin tonë.

Basha kërkon që mbështetja ndaj Ukrainës të mos ndalet pasi zhvillimet e luftës në kufijtë e Evropës kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me demokracinë.

Lulzim Basha: Fitorja e Ukrainës nuk është thjeshtë triumf i saj, por është triumfi i demokracive mbi autokracitë, të cilat qartësisht janë aleancë për të imponuar një tjetër set vlerash apo antivlerash,një tjetër mënyrë jetese, e cila ndonëse e zhveshur pjesërisht nga ideologjia e komunizmit, vazhdon të mbështetet në të njëjtat parime të represionit, terrorit dhe frikës, kufizimit të lirisë së medias, lirisë së shprehjes, lirive të opozitës të tregut.

Duke u ndalur tek situata në Kosovë, Lulzim Basha heq paralele mes sulmit të 24 shtatorit në Banjskë prej paramilitarëve serbë dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia në 2014-n.

Lulzim Basha: Është e qartë që rreziku është teorik. Në Banjskë u tentua as më pak as më shumë se sa skenari Krimesë që përmes forcave paraushtarake të pajisura, të trajnuara të financuara në vendin fqinj, Republikën e Serbisë të zaptohej me dhunë një pjesë e territorit, të goditeshin institucionet ligjzbatuese, si rezultat i të cilës së paku një efektiv zoti. Bunjaku humbi jetën në krye të detyrës dhe të imponohej de fakto pra, një ndarje e territorit të Republikës së Kosovës.

Në kushtet kur politikanë të lartë të Evropës dhe drejtues të NATO-S flasin për situatë të tensionuar në Ballkanin perëndimor për kreun e PD-së, Shqipëria duhet të bëjë më shumë në aspektin e mbrojtjes.

Lulzim Basha: Me çfarë thuhet, duket sikur gjërat janë mirë, por në qoftë se shikojmë përtej perdes së propagandës, është e qartë që ka shumë për të bërë. Shqipëria për shkak të problemeve të korrupsionit, Të mos funksionimit demokratik të vendit, të dobësimit, institucioneve, Ka dobësuar ndjeshëm edhe aftësitë e saj të sigurisë kombëtare dhe ky është pa diskutim një shqetësim i madh për mua si kryetar i Partisë Demokratike.

Basha ka propozuar në Kuvend prej javësh tanimë edhe një amendament për t’i ardhur në ndihmë në vlerën e 50 milionë eurove Kosovës në fushën e mbrojtjes.

INTERVISTA E PLOTE

Isa Myzyraj: Zoti.Basha sot bëhen dy vite nga nisa e paprovokuar e Ukrainës nga ana e Rusisë, si e keni parë situatën në këto dy vite të fundit?

Lulzim BashaNga njëra anë qëndresa Ukrainës ka bërë një diferencë të jashtëzakonshme mënyrën se si vetë agresioni rus vet Rusia kishte bërë planet, por edhe duke inkurajuar mbështetësit e Ukrainës që janë në tërësisi të themi klubi demokracive botërore gjatë qëndrojnë në krah të saj dhe pa diskutim, kjo ka prishur planet fillestare të Putinit. Nga ana tjetër, duhet që mbështetja të vazhdojë deri në arritjen e një objektivi final, përcaktimi i këtij objektividuhet të jetë fitorja e Ukrainës, sepse fitorja e Ukrainës nuk është thjeshtë triumf i saj, por është triumfi i demokracive mbi autokracitë, të cilat qartësisht janë aleancë për të imponuar një tjetër set vlerash apo antivlerash,një tjetër mënyrë jetese, e cila ndonëse e zhveshur pjesërisht nga ideologjia e komunizmit, vazhdon të mbështetet në të njëjtat parime të represionit, terrorit dhe frikës, kufizimit të lirisë së medias, lirisë së shprehjes, lirive të opozitës të tregut. Të Imponoj për një komunizëm të rilindur tashmë, jo përmes ideologjisë, por përmes të njëjtave parametra të kontrollit totalitar të shoqërive. Ndaj beteja për Ukrainën është një betejë për shpirtin e lirë të shoqërisë njerëzore. Është një test i ngjashëm me ato që bota e lirë kaloi edhe gjatë luftës së ftohtë dhe duhet fituar me çdo kusht. Në këtë kuadër ka njësërë hapash që duhen hedhur nga çdo vend. Shqipëria, me mundësitë e saj duhet, jo thjesht të linjëzohet me qëndrimet e NATO-s, por të jap kontributin e saj, kontributi pa diskutim që nuk jam vetëm qëndrimet politike, vetëm retorika politike, por jam edhe marrja e masave që agresioni rus, tentativat ruse për të krijuar fronte të reja, siç është Ballkani Perëndimor, Shqipërinë ta gjejë të përgatitur jo thjesht me fjalë, por me vepra në krah të aleatëve dhe në krah të Kosovës, e cila përmes sulmit në Banjskë ka qenë një nga viktimat e përpjekjeve të Rusisë për të përdorur aktorë të 3-të në Ballkanin Perëndimor, përnjë front tjetër përveç Ukrainës.

Nga ana tjetër ndihem i privilegjuar që në emër të Shqipërisë dhe si raporter në Këshillin e Europës mund të jap kontributin tim për një hap shumë i rëndësishëm që është privimi final i Rusisë nga aksesi në asetet e Federatës Ruse të gjendura jashtë juridiksionit sajm përmes konfiskimit të aseteve,një pjesë e madhe janë ngrirë, por konfiskimi i tyre dhe transferimi i tyre një fond ndërkombëtar, siç tashmë propozon rezoluta e kaluarUnanimisht me 25 janar nga komiteti politik Në Këshillin e Europës, nërradhë të parë do të japë shenja tëqarta kundër agresionit,një sinjal të qartë solidariteti i vendeve demokratike me Ukrainën dhe kundër agresionit rus dhe padiskutim do të jepte fonde të mëdha fonde të mëdha nëdispozicion të Ukrainës.

Isa Myzyraj: Zoti.Basha duke qenë se ju keni punuar edhe me misione ndërkombëtare, përveç politikës së brendshme në Shqipëri, nëse do të pyesnim një vit përpara luftës, do e mendonit një rezistencë që ka shokuar botën për mirë nga populli i Ukrainës, përveç ushtrisë dhe liderit të saj. Pra ka qenë një popull që ka dhënë shpresë për demokracinë jo vetëm në evropë, por edhe më gjerë. Është bërë kryelajm rezistenca kaq e fortë e njëpopulli ,do ta besoje që një popull mund të rezistonte kaq shumë dhe kaq fort?

Lulzim Basha: Është pa diskutim emocionuese dhe prekëse rezistenca e ukrainasve, jo vetëm Forcave të Armatosura të Ukrainës, bijve dhe bijave në uniformë që luftojnë kundër agresionit rus, por vetë qytetarëve të Ukrainës.

Unë kam rastin dhe mundësinë të takoj shumë prej tyre,disa i kam takuar, kam pritur në Tiranë drejtues politikë, anëtarë të parlamentit ukrainas, disa në institucionet ndërkombëtare, por kam takuar po kështu edhe qytetarët, të cilët janë të përkushtuar deri në vetëmohim për të mbrojtur vendin e tyre dhe pa diskutim është emocionuese kur shikon një popull që nuk përkuletpërballë një fuqie në dukje madhore, siç është fuqia agresionit ushtarak rus kundër tyre.

Detyra jonë është që qëndrojnë krah për krah në çdo formë dhe mënyrë, tani Ukraina ka një nevojë të jashtëzakonshme për ndihmë ushtarake,ka nevojë për ndihmë politike, ka nevojë për ndihmë financiare, ka nevojë të ecet përpara me hetimin e krimeve të luftës, krimeve monstruoze të luftës, të kryera me urdhër dhe nën dirigjimin e presidentit Putin dhe akoladës së zyrtarëve tij, të cilët një pjesë prej tyre tashmë, duke përfshirë edhe vetë atëJanë nën hetim nga gjykata ndërkombëtare.

Ky hetim duhet të shkoj deri në fund për të treguar se një barbari e tillë nuk mund të tolerohet dhe se ata agresorët do të vihen para përgjegjësisë në çdo formë, duke përfshirë edhe përgjegjësinë penale. Dhe këtu varet edhe fati i Ukrainës. Siç e thashë, kjo lidhet drejtpërdrejtë me demokracinë, drejtpërdrejtë me Shqipërinë, me Kosovën, me rajonin tonë. Ndaj heqja e vëmendjes nga kjo temë vjen me rreziqe dhe për shoqëritë tona, jo thjesht që dëmton ukrainën dhe ukrainasit.

Isa Myzyraj: Zoti.Basha në Shqipëri, ndoshta nuk i kushtohet shumë vëmendje për shkak edhe të politikës së ditës, politikës së konsumit, e cila nis në mëngjes dhe përfundon në darkë. Por situata nuk është e qetë as në kufijtë e shqipërisë. Kemi kosovën në një vatër të nxehtë duhet theksuar, ju keni ngritur në konferenct tuaja për shtyp, e keni nisur me çështjen e Kosovës dhe Ukrainës. Mendoni që rreziku është Serioz në Kosovë ?

Lulzim Basha: Është e qartë që rreziku është teorik. Në Banjskë u tentua as më pak as më shumë se sa skenari Krimesë që përmes forcave paraushtarake të pajisura, të trajnuara të financuara në vendin fqinj, Republikën e Serbisë të zaptohej me dhunë një pjesë e territorit, të goditeshin institucionet ligjzbatuese, si rezultat i të cilës së paku një efektiv zoti.Bunjaku humbi jetën në krye të detyrës dhe të imponohej de fakto pra, një ndarje e territorit të Republikës sëKosovës.

Ky është një skenar i njohur. Më e keqja është që ky nuk është skenari i vetëm që po ndiqet. Dihet që prej kohësh Republika e Serbisë po mundohet të diktojë infrastrukturën politike në Mal të Zi, si dhe po nxit, motivon, mbështet me gjitha format dhe mënyrat retorike dhe aktet socialiste të republikës SRPSKA në Bosnjë Hercegovinë.

Nga aktet tregohet që ka një plan tjetër dhe që me rastin më të parërë serbia, duke përfshirë edhe aspektin e armatimit, riarmatimit saj, përbën një rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. Vetë retorika,një retorikë luftënxitëse urrejtje është shqetësuese, sepse nëqoftëse popullin tënd e mban në një retorikë tëtillë e bombardon me një retorikë të tillë, kjo sigurisht do të sjellë pasoja, prandaj Shqipëria ka për detyrim të bëjë gjithçka brenda kapacitetet e saj.

Në këtë situatë dhe kjo është arsyeja pse kam propozuar që qoftë në nivelin strategjik, qoftë nivelin praktik, jo të forcohen kapacitetet e sigurisë kombëtare të Shqipërisë, të cilët janë në një pikë shqetësuese, por t’i ofrohet ndihmë financiare ushtarake dhe Republikës sëKosovës, natyrisht në koordinim edhe me ndihmën dhe me aspekte të tjera të mbështetjes qëjepen nga partnerët tanë strategjikë nga NATO dhe nga KFOR. Por ka edhe një aspekt tjetër, dobësitë më shqetësuesepër Shqipërinë dhe vende si Shqipëria në rajonin tonë vijnë edhe nga korrupsioni.

Nga zhbërja e standardeve demokratike nga kufizimi i hapësirave politike, i lirisë së medias, pra hiq më pak se sa nga praktika de facto putiniste, të cilat krijojnë në shoqëritë tona një vulnerabilitet, pra krijojnënjë mundësi që vendi të jetë pre e përpjekjeve të vazhdueshme të Rusisë për dobësuar arkitekturën e sigurisë, për dobësuar aftësinë e vendeve si tonat për të kontribuar në këtë luftë midis demokracive dhe autokracive.

Prandaj për ne, për Partinë Demokratike, për opozitën në veçanti është po kaq e rëndësishme të vëmë theksin tek ky aspekt që lidhet drejtpërdrejt me dobësimin e sigurisë tonë kombëtare, me dobësimin e aftësisë sonë për t’iu përgjigjur këtyre sfidave, që është dobësimi shqetësues i standardeve demokratike, i standardeve zgjedhore, i shtetit së drejtës, pandëshkueshmëria, korrupsioni nivele të larta; Të gjitha këto nuk janë më thjesht aspektet mirëqeverisjes në botën ku jetojmë, këto tashmë janë aspektet e sigurisë kombëtare të shqiptarëve.

Isa Myzyraj: Para disa vitesh në Kosovë, liderët e Kosovës kanë thënë që ka qenë opsion real ndarja e kosovës. A mendoni Zoti.Basha që sot që ne po flasim ky plan për ndarjen ka vdekur apo është ende duke frymuar ndoshta thellë, por mund të ringjallet një ditë?

Lulzim Basha: E gjithë përpjekja e lidershipit serb është për një rishikim, rishikim të situatës, e cila në këndvështrimin e tyre 3 dekadat e fundit u zhvillua jashtë synimeve, objektivave, parashikimeve të tyre.

Kjo është fatkeqësi, sepse i vetmi rishikim që në fakt nuk është rishikim porështë të shikosh përpara, është futja e gjithë vendeve tona në Bashkimin Europian. Futja në BashkiminEuropian pamundëson agjenda të tilla, sepse vendet anëtare të BE-sëkufijtë praktikisht i kanë inekzistent, por bie domethënia e kufijve.

Ekonomia, kapitali, njerëzit, shërbimet, kultura,qarkullojnë lirshëm siç qarkullojnë mes vendeve të Bashkimit Europian. Kjo është agjenda, Ky është objektivi i vendeve që deklarojnë që duan të jenë anëtare të Bashkimit Europian.

Si mundetnga njëra anë thuash, dua të jem anëtar i Bashkimit Europian, dua të gëzojë liritë e bashkimit europian, mirëqenien e bashkimit europian, subvencionet për fermerët, punësimin e çdo banori të Bashkimit Europian në çdo vend tëBashkimit Europian, standardet e shëndetësisë, të arsimit të prodhimit, manifakturës të eksportit, gjithçka dhe nga ana tjetër të planifikoshparadigma historike të shekullit të XIX, ri vizatim të kufijve.

Në përvjetorin e dytë të luftës, Ukraina hakmerret, rrëzon një aeroplan spiun rus
Këto dyja tregojnë qartë që Serbia, lidershipi aktual serb nuk është i sinqertë ,që kanë mbetur peng i të kaluarës, i të kaluarës së Milosheviçit. Dhe për sa kohë që ky është realiteti, duhet patjetër që të gjitha vendet e tjera,Shqipëria përsa i takon të marrin parasysh skenarë të përgatitur për këtë skenar.

Prandaj është e rëndësishme që mos të flitet me 2 standarde, duhet të qëndrohet fort dhe pa asnjë dilemë në mbështetje të kosovës, integriteti i saj territorial, sovranitetin e saj dhe të koordinohet ngushtësisht me aleatët tanë strategjik, pa të cilët as Kosovës mund të ishte e pavarur,as Shqipëria s’mund të ishte NATO, Shtetet e Bashkuara tëAmerikës, vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Britaninë e Madhe.

Isa Myzyraj: A mendoni që Tirana zyrtare është duke luajtur rolin që i takon si në raport me Kosovën si në raport edhe me luftën në Ukrainë ose dhe konfliktet e tjera apo gjithçka që është duke u bërë, ndoshta është thjesht për një shou, siç e quajnë disa analistë.

Lulzim Basha: Për fat të keq, parametrat e forcave tona të armatosura, gatishmëria jonë nuk ka evoluar me kërcënimet ndaj sigurisë tonë kombëtare, ku përfshihet dhe kërcënimet ndaj integritetit territorial të Republikës sëKosovës apo republikë së Maqedonisë së Veriut apo ndaj paqes e stabilitetit në republikën e Malit të Zi, 2 vende anëtare dhe vendi i 3-të me prani të NATO-s, pra siguria jonë nuk mund të shihet e izoluar nga zhvillimet në raport me këta 3 fqinj territorial. Nuk shoh që Shqipëria të ketë përparuar në aspektin ePërgatitjes për tu përballur me kërcënimet ndaj sigurisë së saj kombëtare dhe ndaj këtyre 3 vendeve fqinje, njësoj siç kanë përparuar kërcënimet ndaj këtyre interesave të sigurisë kombëtare.

Dëshmitë e rralla dhe akuzat e Vito Kapos: Kur ishim në spital në Paris, Hysniu më shprehu dyshimet e tij për Ramizin. Për Nexhmije Hoxhën e dija vetë se ajo…
Prandaj kam propozuar një tjetër qasje edhe strategjinë e sigurisë kombëtare,një tjetër qasje Në ndarjen e fjalëve nga veprat, duke bërë të mundur që Shqipëria të kontribuojë çdo vit të paktën 5 miliardë lekë të reja, 50 milionë euro apo dollarë për buxhetin e mbrojtjes së Kosovës, ndihmë ushtarake për kosovën. Pres reflektim për këtë, sepse siç e konstatuat, besoj shumëkush nga publiku e sheh, shumëkush nga profesionistët e fushës, të cilët janë në dialog të vazhdueshëm, e shohin këtë që ka një hendek të madh midis asaj që thuhet dhe midis asaj që bëhet , propaganda këtu shumë e fortë. Komponent i shfaqjes është shumë i fortë.

Është shumë mirë që shqipëria ka mundësinë edhe falë investimeve ndër dekadaqë të jetë mikpritëse e zyrtarëve të lartë, samiteve të sigurisë, sigurisë, por nuk ka rëndësi vetëm ajo që shihet ka shumë shumë rëndësi ajo që behet.

Me çfarë thuhet, duket sikur gjërat janë mirë, por nëqoftëse shikojmë përtej perdes së propagandës, është e qartë që ka shumë për të bërë. Shqipëria për shkak të problemeve të korrupsionit, Të mos funksionimit demokratik të vendit, të dobësimit, institucioneve, Ka dobësuar ndjeshëm edhe aftësitë e saj të sigurisë kombëtare dhe ky është padiskutim një shqetësim i madh për mua si kryetar i Partisë Demokratike.

Artikulli paraprakDy vite luftë Rusi – Ukrainë
Artikulli tjetërManifestim solidariteti për Ukrainën në Tiranë, David Wisner: Shqipëria, partnere e popullit ukrainas dhe SHBA-ve