Artan Hoxha këshillon “VIP”-at e Tik Tok-ut: Të mos kalojnë caqet, pastaj fshihen dhe nuk i gjej dot as unë…

Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke komentuar fjalorin e rëndë dhe konfliktet që lindin prej komunikimeve në rrjetin social Tik Tok, deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV se influencerat e këtij rrjeti social duhet të kenë kujdes kur të flasin publikisht, duke kujtuar që Shqipëria është një vend i vogël, ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin.

“Të gjithë këtyre që përdorin këto rrjete, që quhen influencerë, duhet të bëjnë kujdes me termat që përdorin.

Shqipëria është një vend i vogël, ne e njohim njëri-tjetrin dhe nëse kalon cakun, duhet të presin përgjigjen. Që të mos e kalojnë gjysmën e jetës të fshehur nëpër skërka që nuk i gjen më njeri. E mira është që ta shijojnë atë famë që ka, paratë që ka.

Unë di reagimet që ndodhin. Këshilla e vetme që do kisha është që këta ta shijojë këtë liri por të mos kalojnë caqet, të mos hapin probleme.

Ta shijosh atë mundësi që ke se po përfundove i fshehur unë nuk e gjej kur të kanë çuar, pra për të të gjetur kur të zhdukin, por po u zhduke vetë si të të gjej unë”-tha Hoxha.

Artikulli paraprak“Po hidhet në krahët e regjimit kinez”, zyrtari i Bundestagut: Vuçiç, zgjatimi i Kremlinit dhe Pekinit në Europë!
Artikulli tjetërMish dhe ndryshk