Bullizimi në rrjetet sociale, eksperti i IT: Jo vetëm në TikTok, dhunë e fuqishme psikologjike dhe shantazh edhe në Telegram

Eksperti i Informacionit dhe Sigurisë Besmir Semanaj, ka folur në lidhje me bullizimin në rrjete sociale, ku tha se ka kaluar përtej talljes, duke shkuar në dhunë të fuqishme psikologjike dhe shantazh.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë në studion e “Open” në News24 ai tha se përveç platformës Tiktok, problematik është kthyer dhe Telegrami.

“Në këtë pikë nuk po flasim thjesht për tallje për paraqitjen apo statusin, por për dhunë të fuqishme psikologjike dhe shantazh. Kemi një mori teknologjish që po përdoren në këtë pjesë. Kemi folur për Tik-Tok, por dua të përmend Telegramin ku një grup me mbi 100 mijë persona dhe është mbyllur mbi 4 herë, ka përmbajtje pedofilie, shpërndarje profilesh, numrash, etj. Sa herë që hapet grupi shkon në rreth 50 mijë persona”, u shpreh ai.

Artikulli paraprakDOSJA/ Gjyqi ndaj Ramiz Alisë, si u vranë 13 shqiptarë në kufi teksa kalonin kufirin! Kufomat nuk iu dorëzuan familjarëve, por u ekspozuan….
Artikulli tjetërA do të ketë ballafaqim me Vuçiç? Ja si përgjigjet Vjosa Osmani! Tregon a do t’i kërkojë Zelensky-t njohjen e Kosovës