Në samitin që po mbahet në Tiranë “Ukrainë-Europa Juglindore”, ku për herë të parë është i pranishëm edhe presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka marrë pjesë edhe Alex Soros.
Ai është fotografuar i ulur pas Edi Ramës.
Miliarderi dhe filantropi plak George Soros, ia ka dhënë kontrollin e kompanisë së tij me vlerë prej 25 miliardë dollarësh djalit të vogël, Alex Soros.
Se çfarë lidhje ka Soros me samitin dhe se me çfarë tagri është i pranishëm, kjo është ende e paqartë.
Por hija e Sorosit të ri e ndjek ngado nga pas Edi Ramën si një eminencë gri mjaft e dyshimtë dhe shoqëruar me shumë pikëpyetje.