Kur aktiviteti fizik bën dëm për shëndetin, ja shenjat që nuk duhet të shmangni

Aktiviteti fizik është i domosdoshëm për shëndetin e njeriut por në disa raste ai mund të bëhet i dëmshëm.

Këto raste kanë të bëjnë kur njeriu kryen aktivitet fizik përtej lodhjes, dhimbjeve muskulare dhe duke injoruar gjuhën e trupit.

Duke lexuar më poshtë, do të kuptoni shenjat paralajmëruese të organizmit që tregojnë se po e teproni me aktivitetin fizik.

Kur e teproni me ushtrimet dhe aktivitetin fizik

Njeriu ka tendencën ta shtyjë veten përtej limiteve, diçka tepër e dëmshme kjo, sidomos në rastin e aktivitetit fizik.

Shenjat që tregojnë se po e teproni janë:

Ndjesia e lodhjes së fortë e drobitëse

Humbje të energjisë,

Ftohje kronike dhe infeksione,

Pagjumësia,

Shtim në peshë,

Dhimbjet.

Atletët besojnë se në momentin që shtojnë peshë ata duhet të ushtrohen më fort e të ngrejnë më shumë pesha.

Në këtë mënyrë, rreziku është i lartë që problemet të përkeqësohen.

Si ta merrni veten pas aktivitetit të tepruar fizik?

Muskujt e drobitur kanë nevojë për kohë që të shërohen e të rimëkëmben. Ekspertët rekomandojnë disa ditë pushim për largimin e dhimbjeve.

Në disa raste, rimëkëmbja nga aktiviteti i tepruar fizik bëhet më i vështirë dhe mund të zgjasë 6 deri në 8 javë.

Në raste të tjera, ekspertët thonë se programet e aktivitetit fizik duhen reduktuar me 50 deri në 80 përqind deri sa trupi të rimëkëmbet nga stërmundimi.

Ekspertët paralajmërojnë se aktiviteti i tepruar fizik mund të dobësojë sistemin imunitar dhe të nxisë osteoporozën dhe frakturat.

Në raste ekstreme, njeriu vuan nga dëmtime të zemrës dhe probleme të tjera kardiake. Nëse vini re që po e teproni me ushtrimet dhe palestrën, është e udhës që të takoheni me një mjek, terapist fizik ose trajner personal.

Të tre mund të japin këshilla të mira e të sakta se si ta ruani organizmin nga drobitja./AgroWeb.org

Artikulli paraprakZelensky tha të vërtetën për Putin edhe destabilizimin e Ballkanit!
Artikulli tjetërBarça mund të humbasë Lewandowski-n, Ter Stegen dhe Raphinha-n/ Treshja pëlqehen në Arabi