Skema si dy pika uji/ Ashtu si Rama sot, edhe Berisha kryeministër e ka patur “Sorosin” e tij!

Me rastin e Samitit për Ukrainën të zhvilluar këtë të mërkurë në Tiranë, po qarkullon në medie dhe në rrjet një imazh skandaloz, i cili në tryezën e lartë ndërkombëtare shfaq trupën përfaqësuese të Shqipërisë.

Prapa kryeministrit Edi Rama në tavolinë qëndron ministri i Brendshëm Taulant Balla në vendin ku duhej të ishte ministri i jashtëm, Igli Hasani ose ai i Mbrojtjes, qëndron Alex Soros.

Nuk është hera e parë që Rama e fut djalin e multimiliarderit Xhorxh Soros në grupin e ngushtë qeveritarë, sa herë që ka ka evente të rëndësishme ndërkombëtare dhe veçanërisht te ato për Ballkanin Perëndimorë.

Shpesh të krijohet përshtypja se Alex Soros në rastin më të mirë është zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i vendit tonë dhe në rastin më të keq, Kryeministër në hije i Shqipërisë.

Edi Rama madje, as që denjon që ta fsheh këtë pozicion të rëndësishëm që i ka dhënë Alex Soros në politikën e Jashtme të Shqipërisë dhe jo vetëm.

Gjithashtu ai as që denjon fare, që të japë shpjegime se si një individ që njihet thjesht si djali i një biznesmeni të madh ndërkombëtarë, ka një prezencë të tillë strategjike në qeverinë shqiptare duke mos qenë as me nënshtetësi shqiptare, as votues dhe madje as këshilltarë zyrtarisht i kryeministrit.

Por ky precedentë i Ramës me Sorosin e vogël, nuk është një risi e Edi Ramës.

Duket se ashtu siç ka bërë për shumëçka, (Autokracinë në parti, mbështetja te të njëjtët oligarkë ekonomik dhe mediatikë), Edi Rama edhe në këtë drejtim ka kopjuar Sali Berishën në kohën që ka qenë kryeministër.

Rama ka sot Alex Sorosin e tij, por më herët Berisha ka pasur në të njëjtin rol serbo-boshnjakun Damir Fazliç.

Ka qenë i paprecedentë skandali i marsit 2006, kur mediet zbuluan se Fazlliç futej nga Berisha në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në tryezën kryesore dhe para tij raportonin me rradhë, Ministri i Mbrojtjes, ai i Jashtëm, ai i Brendshëm, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, kreu i SHISH e të tjerë, për “sekretet” e Shqipërisë dhe strategjitë e sigurisë.

Edhe Damir Fazlliç ashtu si Alex Soros sot në krah të Ramës, nuk ishte asgjë përveçse një biznesmeni kontravers, i cili madje edhe u shpall në kërkim nga prokuroria, por Sali Berisha e mbrojti duke e shoqëruar me eskortë policie, Rinas-Tiranë dhe anasjelltas.

Madje Berisha arriti deri aty sa deklaroi në parlament në atë kohë se Fazlliçin e ka mik dhe nuk prekej.

Menjëherë pas shpalljes non grata nga SHBA, pak muaj më vonë Berishës i erdhi e njëjta “mandatë”, edhe nga Britania e Madhe.

Motivacionin e plotë të kësaj nongrate të dytë e ka në dispozicion vetë Berisha.

Në verën e vitit 2022, krejt papritur ai doli në një konferencë për mediet dhe lexoi një pjesë të rëndësishme të nongratës britanike.

Ne një kapitull të tërë aty flitej për Damir Fazlliç i cili “akuzohej” për një aferë tokash në Porto Romano së bashku me vajzën e Berishës dhe bashkëshortin e saj, Argita dhe Jamarbër Malltezi.

Këta të fundit nëpërmjet zyrës noteriale të Flutura Kola, blenë nga fshatarët e zonës sipërfaqe të mëdha tokash për llogari të Fazlliç dhe oligarku të madh serb, Lazareviç.

Më pas Sali Berisha kryeministër zgjeroi njollën e Parkut Energjitik të Porto Romanos pikërisht mbi këto toka duke ua 15 fishuar vlerën (Lexo këtu investigimin e BIRN)

Historinë e plotë të kësaj afere, Sali Berisha e pranoi një vit e gjysmë më parë që gjendet në dosjen britanike për nongratën e dytë ndaj tij.

Pra ashtu si Rama ka sot pinjollin e Xhorxh Soros brenda kupolës së shtetit i cili bën ligjin për politikat energjitike dhe ato të hidrokarburanteve, (Jo vetëm), edhe Sali Berisha kishte “Sorosin” e tij, Damir Fazlliçin./Alfapress.al

Artikulli paraprakReforma zgjedhore, Sefa: Duhet një formulë bashkëpunimi me të gjithë aktorët opozitarë
Artikulli tjetër“PD zotohet se me të ardhur në pushtet, do t’i kalojë në lupën e një kontrolli të rreptë të gjithë investimet infrastrukturore të kësaj qeverie”/ Bejko: Edi Rama dhe qeveria e tij i kanë lënë rrugët rrugëve, duke shkaktuar përditë viktima.