Basha takon Varhelyi, Rithemelimi qahet në Greqi për Belerin!

Nga Ermal Peçi

Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të Komisionit evropian dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, u mblodhën dje në Tiranë për të diskutuar rreth planit të rritjes që Komisioni Evropian ka ofruar për rajonin. Bëhet fjalë për 6 miliardë euro të vëna në dispozicion për të nxitur njëkohësisht dhe rritjen ekonomike si dhe për të përshpejtuar konvergjencën shumë të nevojshme socio-ekonomike mes vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Qëllimi është që në thelb t’u mundësohet vendeve të Ballkanit Perëndimor, që të përshpejtojnë reformat dhe investimet për të zmadhuar shpejtësinë e procesit të zgjerimit dhe rritjen e ekonomive të tyre.

Siç deklaroi dhe komisionari për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, zbatimi i planit të rritjes, “ka mundësi që të kontribuojë për të dyfishuar ekonomitë e BP-së në 10 vitet e ardhshme”

Kjo është ajo që mori vëmendjen kryesore, por në lajmet e shumta që mbivendoseshin edhe si pasojë e deklaratës së fortë madje kërcënues që pa Rusi nuk ka stabilitet, aktualitetit politik shqiptar e kaloi në heshtje takimin e Oliver Varhelyi i cili është edhe Komisionari për Bashkim Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

U diskutuan dy tema shumë delikate edhe të rëndësishme, e para është Reforma Zgjedhore për të goditur statuskuonë politike, e cila u bë me ndryshimet kushtetuese të 2008 midis Ramës edhe Berishës dhe gjithashtu lufta kundër korrupsionit e cila në çdo sondazh që zhvillohet del se shqiptarët shqetësimin më të madh kanë korrupsion galopant që ka ndodhur gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Por ky takim u mundua të kalohej në heshtje qoftë nga propaganda qeveritare por edhe nga grupi i Rithemelimit.

Pse pikërisht Varhelyi takoi Lulzim Bashën edhe nuk takoj asnjë përfaqësues tjetër të copëzave të opozitës. Përgjigja është e thjeshtë nga Perëndimi, por edhe nga SHBA-ja, i vetmi interlekutor i besueshëm edhe që atashohet në ide edhe vlera politike perëndimore është Lulzim Basha.

Por ndërkohë kur kryetari i PD-së zhvillon takime të rëndësishme me përfaqësues të politikës perëndimore, Rithemelimi edhe grupi i Bardhit kanë filluar të strehohen në strofën politike greke. Diplomacia funksionon mbi parimin e fqinjësisë së mirë edhe unë në asnjë moment nuk do t’i fryja kartës së nacionalizmit për të fituar pikë në publik për një temë kaq të ndjeshme edhe pse fqinjët tanë na kanë shumë borxhe historike.

Të gjendur të mbyllur edhe të braktisur, duke mos i përfillur askush nga faktori ndërkombëtar, deputeti i Lezhës Agron Gjekmarkaj, i cili njihet si politikani që nuk mban asnjë përgjegjësi publike se çfarë thotë edhe si vepron, zhvillojë një takim para disa ditësh me zv.kryeparlamentarim e parë të parlamentit të Republikës Greke, ku një prej temave më të djeshme ishte çështja Beleri dhe e kishte informuar se si organet e drejtësisë kanë shkelur kushtetutën për arrestimin e Berishës.

Të ndier në xhelozi edhe në garë pa kaluar 4 ditë për të njëjtën temë kaq të djeshme për Belerin edhe Berishën, kishin realizuar një takim me deputetin grek Theodorikarkos edhe deputetët Flamur Noka edhe Luçiano Boçi. Tashmë çështja nuk qëndron më te Beleri( Beleri është i qartë në mendimet e tija dhe qëllimet e veta politike por gjithashtu kjo është një çështje që i përket drejtësisë). Problemi qëndron te deputetët e Rithemelimit që janë zgjedhur me votat e demokratëve edhe qytetarëve shqiptarë, të cilët pyesin vetën, këta deputetë kaq të shqetësuar për të drejtat e njeriut a patën guxim ta ngrinin çështjen çame përballë homologëve të tyre, a diskutuan për pronat e rrëmbyera të Çamërisë. E sigurt që asnjë prej tyre nuk ka guxuar të hedhë në tavolinën e diskutimeve një temë të tillë, sepse aty ata janë për qëllime të tyre politike, por jo për interesa kombëtare apo të faktorit shqiptar. Në të gjithë këtë panoramë sot qytetarët mund ta kenë të lehtë për të bërë diferencën midis Partisë Demokratike të Lulzim Bashës edhe grupit Rithemelimi-Bardhi.

Panorama sa vjen e qartësohet nga mjegulla mediatike që furnizohet me fake news, tashmë kemi përballë një PD e cila drejtohet nga një politikan, i cili sytë i ka nga Perëndimi dhe SHBA-ja edhe një lëvizje e cila nuk po përfillet në arenën ndërkombëtare, po izolohet, drejtuesi i saj është i shpallur non-grata edhe të vetmen derë ku të qahet tashmë ka Greqinë./dritare.net

Artikulli paraprakZelensky: Që terrori të ndalet, Putini duhet të humbasë
Artikulli tjetërZbulohen dy biznesmenët që po tentojnë të rrëmbejnë 60 hektarë tokë në Sarandë për Park Voltaik