Aksident në Porcelan, 30 minuta i shtrirë që të vijë ambulanca

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme, pranë ish-artistikes në zonën e “Porcelanit”, ku për pasojë është plagosur rëndë një 25-vjeçar me inicialet E.S. Mësohet se shkak i aksidentit, ka qenë drejtuesi i një makine, i cili i ka prerë rrugën, duke përplasur  shpërndarësin e picave, 25-vjeçarin që për mbi 30 minuta priti në trotuar urgjencën. Me ardhjen e ambulancës, i riu u transportua drejt spitalit, ndërsa drejtuesi i mjetit “Benz” u ndalua për të sqaruar shkakun e aksidentit.
Hidhet nga ballkoni i pavionit në QSUT
Një person është hedhur nga ballkoni i pavionit të Gastrologjisë dje në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Bëhet e ditur se dëshmitarët kanë parë një person, ideniteti i të cilit nuk dihet ende, që u hodh nga ndërtesa. Më pas, policia bëri të ditur se nga ballkoni i spitalit është hedhur 53-vjeçari me inicialet P. Sh, një endacak i ardhur nga Durrësi. Ndërkohë, burime nga QSUT pohuan se 53-vjeçari vuante nga çrregullimet mendore.
Dëshmitarët pohuan se fill pas ngjarjes, policia dhe mjekët kanë shkuar menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë personit në fjalë, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Sakaq, policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të këtij rasti.

Artikulli paraprakVeriu dhe Juglindja mbulohen nga bora, probleme në disa akse rrugore
Artikulli tjetërGjendet trupi i inxhinierit të Uzinës Ballsh, dyshohet se është vrarë