“PD do ta bëjë shqetësimin e grave dhe vajzave pjesë të programit të saj”/ Basha ndan foto nga aktiviteti i sotëm

Në një postim në rrjetin social facebook, kreu i PD, Lulzim Basha, ka ndarë foto nga aktiviteti i sotëm, i organizuar nga Forumi i Gruas në PD, në bashkëpunim me WDF dhw NDI.

“Prandaj Partia Demokratike e Shqipërisë është e vendosur për t’i dhënë grave dhe vajzave hapësira në çdo drejtim, duke e bërë zërin dhe shqetësimin e tyre të mishëruar në programin e saj elektoral.”
– shkruan kreu i PD, Basha.

Më poshtë postimi i plotë:

Ishte kënaqësi për mua të merrja pjesë në prezantimin e Shkollës Politike “Sabiha Kasimati”, një tryezë e zhvilluar nga Forumi i Gruas në Partinë Demokratike në bashkëpunim me WDF (Westminster Foundation for Democracy) dhe NDI (National Democratic Institution).

Unë e di që ditët që kalojmë janë shumë të vështira për gruan. Ato sakrifikojnë më shumë se kushdo për të siguruar mirëqenien e familjes, për t’u kujdesur për fëmijët dhe punët e përditshme të shtëpisë. Zëri i gruas është më i besueshëm, se është dhe zëri i sakrificës më të madhe, është ajo që ashtu si për familjen e di kush është e mira, apo e keqja edhe për Shqipërinë e njëjta gjë.

Prandaj Partia Demokratike e Shqipërisë është e vendosur për t’i dhënë grave dhe vajzave hapësira në çdo drejtim, duke e bërë zërin dhe shqetësimin e tyre të mishëruar në programin e saj elektoral.

FB IMG 1709378677932

FB IMG 1709378674980

FB IMG 1709378672462

FB IMG 1709378666666 1

FB IMG 1709378664246

FB IMG 1709378660996

FB IMG 1709378657179

FB IMG 1709378654923

FB IMG 1709378652671

FB IMG 1709378650424

Artikulli paraprakProjektligji për investimet strategjike/ PD ngre shqetësimin se përfitues deri me tani në shumicën e rasteve nuk kanë qenë investitor serioz me emer ndërkombëtar, por klient afër qeverisë
Artikulli tjetërSHBA-të dënojnë me 660 mln dollarë mikun e Edi Ramës, që u përfshi tek ARMO dhe inceneratori