Plani i guximshëm i NASA-s/ A do të jetë në gjendje të sjellë mostrat e Marsit në To

Plani i guximshëm i NASA-s i sjelljes së mostrave nga Marsi në Tokë për analizë po has në sfida të mëdha, sipas një raporti të ri.

 

Dizajni, kostoja dhe planifikimi janë të gjitha pengesa të mëdha, ka zbuluar raporti nga Programi i NASA-s për kthimin e mostrave (MSR).

MSR synon të kthejë mostrat gjeologjike marsiane në Tokë për studime shkencore. Plani përfshin uljen në planetin e kuq, mbledhjen e mostrave dhe sjelljen e tyre në Tokë, shkruan yahoonews.

Tashmë një anije kozmike gjendet në Mars. Por, pritet të ndërtohet një tjetër anije për rikthimin e tyre në Tokë, projekt ky i cili po zhvillohet dhe financohet nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA).

Ky mision llogaritet si një nga misionet më komplekse, operacionale dhe ambicioze të ndërmarra ndonjëherë nga NASA.

Artikulli paraprakShtrenjtimi i çmimeve, ndërtuesit sqarojnë: Shkak, rritja e detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë dhe pagesat e larta për punëtorët
Artikulli tjetërSi dështoi në sekondat e fundit vrasja e Geron Musabelliut, dosja drejt SPAK