Gjermani\ Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius siguroi së fundmi se “sistemet tona të komunikimit nuk u shkelën”, duke iu referuar rastit të përgjimit rus të bisedave të oficerëve gjermanë dhe ia atribuoi rrjedhjen “gabimit individual të aplikimit” nga një prej pjesëmarrësve në bisedë, i cili, tha ai, nuk ishte në përputhje me rregulloret e lidhjes së sigurt.
“Jo të gjithë pjesëmarrësit e ndoqën procedurën e telefonatës së sigurt”, tha zoti Pistorius, duke shtuar se, “sipas informacionit të deritanishëm, rrjedhja e të dhënave u bë e mundur nga oficeri që lidhej me Webex nga një hotel në Singapor, nga një linjë e pasigurt”.
Sipas gazetës BILD, është oficeri Frank Grefe , i cili po vizitonte “Singapore Airshow”.
Siç deklaroi ministri i Mbrojtjes, “ishte një gabim, një gabim i rëndë” dhe tashmë ndaj oficerit në fjalë ka nisur hetimi disiplinor.
I pyetur nëse partnerët e Gjermanisë po shprehnin mosbesim apo bezdi për incidentin, Boris Pistorius tha se në komunikimet e tij të deritanishme nuk kishte vërejtur “asnjë acarim” dhe shprehu besimin se besimi i partnerëve dhe aleatëve në Gjermani mbetet.
Ai gjithashtu theksoi vazhdimisht se do të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme për të parandaluar që kjo të përsëritet dhe, duke iu referuar Moskës, tha se vazhdimisht po bën përpjekje për të dëmtuar kohezionin e shoqërisë gjermane dhe asaj evropiane.