Namir Lapardhaja i ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV tha se lëvizja e Gazment Bardhit dhe Sali Berishës i ka bërë një dëm të jashtëzakonshëm konceptit të votës në Shqipëri dhe moralit politik.
“Foltorja dhe Rithemelimi e kanë marrë rrugën e tyre. Për momentin janë një lëvizje ilegale për sa kohë nuk njihen nga institucionet ligjore. Lëvizja e Gazment Bardhit dhe Sali Berishës i ka bërë një dëm të jashtëzakonshëm konceptit të votës në Shqipëri dhe politikes.
Ata kanë legjitimuar imoralitetin në politikë. Gjithkush tani mund të mos ketë më asnjë princip moral sepse politika i fal të gjitha.
Shqiptarët kanë nevojë për një alternativë të besueshme, të pastër dhe të ndershme. Ndryshimi që duhet të ofrojë Partia Demokratike dhe opozita është një ndryshim edhe moral”, u shpreh Lapardhaja në Dritare TV.