Gazetari Lavdrim Lita në një intervistë në Ora News u shpreh se nuk ka ndonjë ndryshim cilësor në nivel politik në Rithemelimin e PD dhe se deputetët fshihen pas ‘’bashkimit’’.
Lita: Nuk ka ndonjë ndryshim cilësor në nivelin politik. Sepse deputetët kanë qenë aty dhe po ti pyesësh pse janë ndarë askush nuk jep shpjegime por fshihen pas fjalës bashkim.
Bashkim për çfarë? Sepse nuk kanë ndryshuar kushtet dhe rrethanat e krizës së shtatorit 2021 kur Berisha është “përjashtuar” nga PD për shkak se u shpall non grata nga SHBA.Shpallja non grata nuk është hequr. Perëndimi nuk ka ndryshuar asnjë qëndrim për ta.
Ka ndryshuar rehatia e një grupi deputetësh të cilët mendojnë për karrierën e tyre politike. Duan të jenë deputetë në 2025.