Në një reagim për media, Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, shprehet se PD nuk mund të jetë strehë e interesave të vogla dhe e njerëzve të vegjël.
Më tej, Kulluri thotë se “deputetët që kanë zgjedhur muajt e fundit që t’i bashkohen një partie tjetër politike, pavarësisht se ligjerisht nuk ekziston, nuk kanë pse qëndrojnë formalisht në Partinë Demokratike. Ndaj Kryesia e PDSH duhet të pezullojë aktivitetin e tyre politik për ta vazhduar atë aty ku kanë zgjedhur lirisht ta bëjnë”.
“Rezoluta e 18 dhjetorit 2021 është një vendim i organit më të lartë statutor të PDSH, dhe si e tillë është e detyrueshme për t’u zbatuar në një institucion siç është PDSH!” – vijon më tej ai.
REAGIMI I SEKRETARIT PËR MARDHËNIET ME PUBLIKUN NË PD, EDVIN KULLURI
Partia Demokratike nuk mund te jete strehe interesash te vogla te njerezve te vegjel! Partitet politike jane bashkime vullnetare te njerezve cilet besojne ne vlera, ide dhe vizione te perbashke per nje qeverisje te mire te vendit te tyre! Ndaj nese nuk ekziston ky mirebesim dhe vullnet per tu mbeshtetur tek keto parime, cdo kush qe ben zgjedhje te ndryshme nuk mund te jete pjese e nje partie politike.
Deputetet qe kane zgjedhur muajt e fundit qe ti bashkohen nje partie tjeter politike pavaresisht se ligjerisht nuk ekziston, nuk kane pse qendrojne formalisht ne Partine Demokratike. Ndaj Kryesia e PDSH duhet te pezulloje aktivitetin e tyre politik per ta vazhduar ate aty ku kane zgjedhur lirisht ta bejne.
Rezoluta e 18 dhjetorit 2021 eshte nje vendim i organit me te larte statutor te PDSH, dhe si e tille eshte e detyrueshme per tu zbatuar ne nje institucion sic eshte PDSH! Ne respekt te zgjedhjes se lire per te flirtuar me subjekte te tjera politike pavaresisht se kane shkelur rezoluten qe kane votuar po vete, ata qe kane vendosur ti bashkohen ballkoneve dhe rrugicave do ishte e udhes “te vishen trashe” e te rrijne aty ku kane zgjedhur me vullnetin e tyre te lire!
Suksese ne jete dhe mirutakofshim ne zgjedhjet e 2025!