Deputetët e mazhorancën kanë kaluar me shpejtësi edhe projektligjin për disa ndryshime në ligjin për “Investimet strategjike”, mes kaosit të shkaktuar nga deputetët e rithemelimit.
Projektligji për ndryshime në ligjin për Investimet Strategjike ishte në pikën 5 të rendit të ditës.
Mazhoranca socialiste ka miratuar shtyrjen e afati për ligjin e Investimeve Strategjike deri në fund të 2024-ës, duke anuluar planin fillestar për ta shtyrë atë deri në fund të 2027-ës.
Deputetët e rithemelimit, ashtu siç kishin paralajmëruar pamundësuan normalitetin e seancës, për shkak se sipas tyre, rithemelimit i janë hequr të drejtat kushtetuese.