Deputetja e PD, mesazh mësuesve për 7 Mars, Eralda Tase Bano: Pavarësisht vështirësive, pengesave dhe akullnajës së rilindjes moderne, ju i jepni dritë fëmijëve tanë

Në këtë 7 mars dua të falenderoj nga zemra të gjithë mësuesit,ish koleget e mi të shkollës Artistike “Jakov Xoxa”,mësuesit e qarkut Fier, mësuesit e Republikës së Shqipërisë, që pavarësisht vështirësive që ata hasin si pasojë e rritjes së çmimeve, presioneve për vendin e punës dhe aplikacioneve të aktivistëve ata ja dalin të kryejnë detyrën e tyre fisnike.

Këtë vit shumë mësues që punojnë në distancë të konsiderueshme, jashtë zonës ku ata banojnë nuk kanë marrë rimbursim për transportin që këta mësues kanë paguar nga xhepi i tyre për të kryer pikërisht detyrën e tyre për edukimin e brezave të rinj.

E vërteta juaj, të dashur mësues është larg propagandës dhe larg pandjeshmërisë së një shteti autokrat.

Ju jeni njerëzit e përulur që thurni me dashuri brezin e ardhshëm për një Shqipëri më të mirë. Pavarësisht vështirësive, pengesave dhe akullnajës së rilindjes moderne, ju i jepni dritë fëmijëve tanë.

Mirënjohje dhe përulje ndaj jush!
Faleminderit dhe Gëzuar 7 Marsin!

WhatsApp Image 2024 03 07 at 13.25.581

Artikulli paraprak“Arsimi shqiptar në ditët më të këqia”/ Bakiu: PD vullnet dhe vizion për arsim cilësor dhe paga dinjitoze për mësuesit
Artikulli tjetër“Dosja të më dorëzohet pa paguar paratë”/ Ish-ministri Ilir Beqaj kundërshton faturën e SPAK prej 120 mije lekësh