Masakra me 3 viktima tek “Zogu i Parë”, Gjykata e Lartë lë në burg përjetë Salvatore Letizian! Kush është killeri italian, pjesë e Kamorras në Napoli

Gjykata e Lartë ka lënë në burg përjetë killerin italian Salvatore Letizian, për masakrën me 3 viktima në bulevardin “Zogu i I”.

Salvadore Letizia

Killeri italian me pagesë akuzohet për ngjarjen që ndodhi më 27 maj 2015, nga përplasja me armë mbetën të vrarë Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.

Të akuzuar gjithashtu janë edhe dy vëllezërit Markelian Doçi, i cili është dënuar me 27 vite dhe Klevi Doçi, me 20 vite burg.

Italiani i njohur me nofkën “Piccolo Letizia” është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjes e Mentor Doçit dhe Gerdi Goxhajt.

Sipas Prokurorisë, Letizia ishte punësuar nga Besnik Sulku për të ekzekutuar Mentor Doçin, të cilin e akuzonte si përgjegjës për vrasjen e të vëllait Durim Sulku në Holandë.

Besnik Sulku dhe italiani i ngritën pritë Mentor Doçit pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës pasditen e 27 majit 2015. Në momentin kur shënjestra u fut në makinë bashkë më mikun e tij, Gerd Goxhaj në drejtim të tyre u derdhën një breshëri plumbash.

Gerd Goxhaj mbeti i vrarë në vend, ndërsa Mentor Doçi ndërroi jetë pak minuta më vonë.

Dy nipat e tij morën menjëherë hak për vrasjen e xhaxhait. Markeljan Doçi dhe i vëllai Klejvi ndodheshin në një makinë tjetër, me të cilën lëviznin xhaxhain. Në moment, Markeljan Doçi shkëmbeu zjarr me Besnik Sulkun, derisa e la të vrarë, ndërsa priti policinë t’i vinte prangat.

Salvatore Letizia u largua nga vendi i ngjarjes, por u kap pak orë më vonë në një hotel.

DOSJA E PROKURORISE

Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda është arritur në përfundimin se ngjarja e ndodhur në muajin Maj 2015 në Tiranë është vijim i një konflikti të nisur më parë po në kryeqytet, në Dhjetor 2014 dhe që ka vazhduar në Hollandë, në Prill 2015 e, më tej, është shoqëruar me ngjarjen për të cilën akuzohen tre të pandehurit.

Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria për Krime të Rënda i paraqet Gjykatës dinamikën e ngjarjes, e cila është rindërtuar në bashkëpunim edhe me autoritetet hollandeze. Në Dhjetor 2014, shtetasi Mentor Lufi (Doçi) plagoset me armë zjarri në zonën e ish-Stadiumit “Dinamo”, në Tiranë dhe autorët largohen. Shënjestra e atentatit, Lufi, ka dyshuar se sulmi ndaj tij është organizuar nga vëllezërit Durim dhe Besnik Sulku. Ndërmjet Mentor Lufit dhe vëllezërve Sulku kishte nisur një konflikt në Hollandë, ku ata udhëtonin dhe qëndronin shpesh.

makina121

Pas atentatit me pasojë plagosjen, Lufi organizon nipat e tij, Markeljan dhe Klevi Doçi, për t’u hakmarrë. Në Prill 2015, dy vëllezërit Doçi i bëjnë atentat me armë Durim Sulkut në qytetin Ridderkerk të Hollandës. Nga veprimet hetimore të autoriteteve hollandeze, rezulton se Durim Sulku gjendej në një automjet tip Smart, kur është qëlluar për vdekje disa herë me pistoletë nga Markeljan Doçi, i cili ishte i shoqëruar nga vëllai i tij, Klevi Doçi, gjithashtu i armatosur.

Pas atentatit në Hollandë, vëllezërit Doçi rikthehen në Shqipëri, duke iu shmangur autoriteteve hollandeze. Pas thuajse dy muajsh nga vrasja në Hollandë, konkretisht pasditen e datës 27 Maj 2015, Mentor Lufi, dy nipat e tij Markeljan e Klevi Doçi, si edhe miku i tyre, Gerti Goxhaj, gjendeshin në një lokal pranë Fakultetit të Shkencave, në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë. Pasi janë ngritur nga lokali, ata kanë hipur në dy mjete dhe konkretisht: Mentor Lufi ishte pasagjer në mjetin e drejtuar nga Gerti Goxhaj; ndërsa vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi gjendeshin në një automjet pas të parit, ku në timon ishte Markeljani.

atentati-473x237

Sapo kanë hipur në automjete, në dy pjesët anësore të makinës së parë, janë afruar dy persona të armatosur, të cilët kanë qëlluar personat që gjendeshin në bordin e saj, konkretisht Mentor Lufin (Doçi) dhe Gert Goxhaj. Nga goditjet me armë ka vdekur në vend Goxhaj dhe është plagosur rëndë Lufi, i cili vdiq pak çaste më vonë.

Në momentin e goditjes me armë, Markeljan Doçi afron me shpejtësi makinën drejt atentatorëve, duke përplasur fillimisht njërin prej tyre. Ky i fundit, i cili më pas rezultoi se ishte Besnik Sulku, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të mjetit të dytë, por pa u shkaktuar dëme tek vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi. Të gjendur nën goditjen e armës tip pistoletë nga ana e Besnik Sulkut, Markeljani, gjithashtu i armatosur me pistoletë, ka reaguar duke qëlluar me armë. Markeljani dhe Sulku kanë vijuar të qëllojnë njëri-tjetrin, derisa Besnik Sulku ka mbetur i vdekur, pak metra larg nga automjetet.

Masakra-shkencatMenjëherë pas ngjarjes, forcat e Policisë organizuan operacionin për arrestimin e personave të përfshirë. Fillimisht, në vendngjarje u arrestuan vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi. Më vonë, pranë një hoteli në atë zonë, u arrestua edhe shtetasi italian, Salvatore Letizia, i cili rezulton se është personi që, së bashku me Besnik Sulkun, ishte pjesë e vrasjes së shtetasve Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj.

Në përfundim të hetimeve, bazuar në kqyrjen e vendit të ngjarjes, provave shkencore dhe bashkëpunimit me autoritetet hollandeze, Prokuroria për Krime të Rënda, ka ngritur akuzat, si vijon:

  1. Markeljan Doçi, lindur më 1981, në Bulqizë, akuzohet për kryerjen e veprave penale të: “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të viktimës Durim Sulku (për ngjarjen në Hollandë); “Vrasje e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, në dëm të viktimës Besnik Sulku; “Mbajtje pa leje të Armëve Luftarake”, dy herë.
  2. Klejvi Doçi, lindur më 1993, në Bulqizë, akuzohet për kryerjen e veprave penale të, “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të viktimës Durim Sulku (për ngjarjen në Hollandë); dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
  3. Salvatore Letizia, lindur më 1981, lindur Cazerta (Itali), akuzohet për kryerjen e veprave penale të, “Vrasjes me Paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të viktimës Gerti Goxhaj; “Vrasje për Gjakmarrje”, kryer në bashkëpunim, në dëm të viktimës Mentor Lufi (Doçi); dhe “Mbajtje pa leje të Armëve Luftarake”.

 

Italiani Salvatore Letizia, i akuzuar per vrasjen e Mentor Luci

Killeri italian, pjesë e Kamorras në Napoli

Letizia konsiderohet si kapoja i një prej klaneve mafioze të Kamorras, që njihet me emrin Piccolo-Letizia.

Gjithashtu ai është nipi i Armando Letizia, aktualisht 61 vjeç, i arrestuar me bujë në Napoli në vitin 2009, si një prej urdhëruesve kryesorë të vrasjeve për llogari të Kamorras dhe pjesë e një prej familjeve më të mëdha mafioze. Në vitin 2001, ditën e Shën Valentinit, ai është plagosur në këmbë, gjatë një shkëmbimi zjarri me automatik, ku mbeti i vrarë në derën e shtëpisë shoku i tij, Ferdinando Latino.

Kjo ngjarje ndodhi gjatë një përleshjeje të armatosur mes dy klaneve të Kamorras, klanit Piccolo- Letizia dhe atij Belfore. Policia italiane arrestoi për këtë ngjarje 10 persona, ndërsa Salvatore Letizia arriti t’u shpëtonte prangave. Por 6 vjet më vonë, nuk e pati këtë fat.

Më 21 janar të vitit 2007, ai u arrestua në një zonë industriale të Napolit, bashkë me mikun e tij Giovanni Timbone, pasi u kapën me pistoleta që ua kishin fshirë numrat serialë. Ata u ndaluan nga grupi i Antimafies dhe në momentin e arrestimit Letizia mbante veshur një jelek antiplumb.

Mediat italiane kanë shkruar disa herë rreth bëmave të tij, duke e konsideruar si një person mjaft të rrezikshëm, vrasës gjakftohtë dhe shumë të fuqishëm, i mbështetur nga klani kamorrist që ai drejtonte.

Megjithatë, atë që nuk arriti ta bënte drejtësia italiane, duket se do e bëjë Prokuroria shqiptare, pasi tashmë ka prova të mjaftueshme që Letizia të akuzohet për vrasje.

Artikulli paraprakFestë apo protestë? Nga mënyra si nisi deri te tema e këtij viti, gjithçka duhet të dini për Ditën e Gruas! A ka një ditë ndërkombëtare të burrave?
Artikulli tjetër“Bashkëpunimi Rama-Berisha nisi më 6 mars, vazhdoi me Kulla, e po vijon për të penguar Reformën Zgjedhore”/ Kulluri: I bashkon SPAK si armik i përbashkët