Nga Flutura Açka
Pasi ia hodhëm Bashës në mirëbesim të plotë, pasi ia hodhëm Berishës nē izolim të plotë, pasi ia hodhëm ndërkombëtarëve në rrenë të plotë, do t’ia hedhim Ramës në dominim të plotë.
Iluzioni është një pjatë që hahet e vakët, por…
Siç thotë Linkolni, iluzioni është një ngrehinë e bukur, por askush nuk dëshiron të banojë aty.
Demokratët dhe argatët e kësaj Shqipërie në vigjilje të paktit të dytë Rama-Berisha:
Diaspora? Lista të hapura? Veting politikanësh? Autoritet për SPAK-un?
Jo, faleminderit!
Pakti i parë Rama-Berisha, prill 2008
Pakti i dytë Rama-Berisha, prill 2024
Mbani shënim, do t’ju duhet kur t’ia vijë koha për t’u ankuar.
Në foto: Titulli i një shkrimi të gazetarit dhe poetit Halil Matoshi