Detaje/ Përplasja e autobusit të linjës së ‘Unazës’ në Tiranë, përfundon në spital shoferi

Më datë 10.03.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi E. C., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, dyshohet se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndësore, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit, dhe është përplasur me një pemë dhe me një motomjet të parkuar. Shtetasi E. C., po merr ndihmë mjekësore në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikulli paraprakPazaret e dogës/ Përplasja mes bandave shqiptare në Itali, identifikohet autori dhe viktima
Artikulli tjetërEMRAT/ Greqi, zbulohet vjedhja e kasafortës me 150 mijë euro, në kërkim dy shqiptarë