“Pavarësisht pengesave dhe vështirësive, PD ringrihet e sigurt”/ Basha: Të vendosur për një PD me fytyrë njerëzore dhe në kontrast me politikën e vjetër

Në një postim në rrjetin social facebook, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka uruar zhvillimin e zgjedhjeve në degët Tepelenë, Lezhë, Prrenjas, Has dhe Cerrik.

“Pavarësisht pengesave dhe vështirësive, qëndresa dhe vendosmëria e demokratëve për të ecur përpara dhe për të parë nga e ardhmja, bën që Partia Demokratike të ringrihet në çdo qelizë të saj, e sigurt dhe e vendosur. Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e dalë nga Kuvendet Zgjedhore të degëve, Ladi Bana – Tepelenë, Alfrida Marku – Lezhë, Leonard Ozuni – Prrenjas, Seit Jaku – Has, Ibrahim Sako – Cerrik!” – shkruan Basha në facebook.

“Vetëm një PD me fytyrë njerëzore dhe në kontrast të thellë me politikën e vjetër të bashkëpunimit në të keqe dhe të dakortësisë për të luajtur lojën në kurrizin e njerëzve, do të na shndërrojë në një forcë fituese dhe do të bëjë që t’i përgjigjemi aspiratave dhe nevojës së njerëzve për ndryshim. Jemi të vendosur ta bëjmë me njerëzit e duhur, në partneritet të ngushtë me aleatët gjeostrategjikë dhe në një koalicion të madh me zemrat e shqiptarëve!” – përfundon ai.

Kujtojmë se Partia Demokratike e Shqipërisë është duke përfunduar procesin zgjedhor në të gjithë degët e Shqipërisë dhe është duke bërë përgatitjet e fundit për nxjerrjen e listës që do të përfaqësojnë këtë forcë politike në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

 

431273881 956215735873656 2606679094805761533 n 431188532 956208842541012 7985223213825610349 n 431443915 956208812541015 3165806437372352413 n 431215355 956208732541023 7455105273799489121 n 431133200 956208735874356 4625394511032269635 n 431432154 956208785874351 8273650181433001783 n

Artikulli paraprak“Nëse doni të mirën e shqiptarëve dhe demokratëve, dërgoni propozimet për Kodin Zgjedhor, se keni 4 muaj që gënjeni”/ Sefa: Propozimi i PD pa përgjigje, 5 muaj në Parlament
Artikulli tjetër“Tre të dënuarit me vdekje në gjyqin e zhvilluar në Kinema ‘Kosova’, i lanë tre ditë të varur në shesh”- Kujtimet e italianit Canciani: Një grup fëmijësh i tërhiqnin nga këmbët, duke i rrotulluar…