Marrëveshja mes PS dhe Rithemelimit, Pampuri: Më e ndyra që mund të ketë ndodhur pas asaj të vitit 2008

Nënkryetarja e PD-së, Orjola Pampuri ka folur lidhur me takimet e përfolura mes kreut të grupit Parlamentar të Rithemelimit, Gazment Bardhi dhe atij të PS-së, Bledi Çuçi, lidhur me krizën parlamentare dhe reformën zgjedhore.

Në një lidhje për Euronews Albania, Pampuri tha se marrëveshja që PS dhe Rithemelimi kanë bërë është më e ndyra që pas asaj të vitit 2008 mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryeopozitarit të asaj kohe, Edi Rama.

Ajo tha se Rama dhe Berisha nuk e duan votën e emigrantëve, ‘Shqipëria një zonë zgjedhore’ dhe votimin e numërimin elektronik.

“Rama e ka llogaritur prandaj bën marrëveshje me Rithemelimit. As Ramës e as Rithemelimit nuk i intereson vota e emigrantëve, nuk i intereson Shqipëria një zonë zgjedhore, nuk u intereson vota elektronike, sepse ju e keni parë në terren si tjetërsohet vota gjatë numërimit. Rama nuk i do këto, ndërsa shqiptarët po

Një dorë po t’i japësh një socialisti në Parlament dhe bëhet lajm. Kurse kryebashkiakët e Rithemelimit qëndruan në mbledhjen me kryeministrin Rama shumë qetë, pas gjithë asaj që ata kanë bërë në Parlament.

Ata janë aq baltosës sa po të hysh në një shkallë me një të PS bëjnë namin. Të të hedhin atë që bëjnë vetë për të pastruar veten është ajo që bën Rithemelimi. Kjo është marrëveshja më e ndyrë që mund të ketë ndodhur pas asaj të vitit 2008”, tha Pampuri.

Artikulli paraprakPërmendet edhe vetëvrasja e 27-vjeçarit shqiptar, Anglia e pranon: Nuk i njoftojmë familjarët e azilkërkuesve që vdesin në strehimoret tona
Artikulli tjetërDerën e hapur të Ramës, të cilën shqiptarët po e refuzojnë!