DR. VASFI BARUTIE
E shumta në të paktë, komunizimi i parlamentit shqiptar pa të ngjashmen kund dhe i sëmurë së keqi, por që meriton diskutim shërues, ama ca joshen, të tjerë kseasen, të tjerë tmerrohen, tek e fundit sëmundja fiton normalitet, i sëmurë rëndë!
Tej e çerek shekull e shkuara komuniste rëndon e vendon të sotme në diskutime, vendime, votime ligje, deklarata. Materia ime studimore: nga arkivi i Parlamentit, Fletore Zyrtare, hulumtime arkivore dhe e tëra formatohet në kërkesë ligjore (paçka se i mungojnë mijëra firma), i cili depozitohet në Komisioni i Ligjeve të Parlamelntit më 29 tetor 2023. Projektligji, përse? Që 10 deputetët propozues të projektligjit shfuqizues, më shumë ligjvënës që miratojnë qorrazi të qëndrojnë para pasqyrës ç’shohin e ç’ndjejnë kur heqin maskë e zbulohet fytyra, në ç’vetposhtërim vegjetojnë? Tek e fundit kërkesa ligjore një ditë do marrë jetë me forcën e arsyes, jo me arsyen e forcës.
Nga dy kërkesa ligjore për “Panoramën” veçoj njërën: shfuqizimi pjesor i Ligjit Nr. 129 dt. 22.10.2020, shkronja “a” e nenit 3, e cila Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit i heq të drejtën ligjore të hulumtimit të krimeve të komunizmit të Luftës që saksiononte Ligji Nr. 1042 dt. 25.02.2010. Kurse Ligji Nr. 129 dt. 22.10.2020 damkoset “Ligj komunist”. Sepse relacioni i 10 deputetëve propozues të projektligjit mbështetje të vetme ka dokumentin e epërm komunist: Rezolucioni i mbledhjes së grupeve kryesore komunistë për themelimin e Partisë, i cituar në Historia e PPSH (1968:76). Në këtë burim komunst merr jetë argumenti, po kumunist, i autorëve në recensionimi i tyre: “Partia Komuniste në programin e shpallur shtronte çështjen e çlirimit të vendit, rivendosjen e pavarësisë kombëtarte, ndërtimin e rendit demokratik në Shqipëri”.
Më tej, argument komunist i relacionit, sepse në programin e Partisë Komuniste për luftën na mungoN “Revolucioni socialist, diktatura e proletariatit, shtetëzimi i mjeteve të prodhimit, madje e lufta e klasave”. Është e përkundërt: me argumente burimore Partia Komuniste për Luftën qartësisht përshfaqet me strategji të pastër komuniste, 24 karat, një e vërtetë e pamëshirë. Ama vetëm ndërgjegjja e patjetërsuar sheh të vërtetën siç është pa i lëmuar thepat e saj. E ja vijon relacioni i kërkesës ligjore të autorit me e shumta në të paktë: nëntë faximile të forta komuniste, mbretëron e Nexhmije H., që baltosin kartona jeshile pro.
Kërkesa e autorit për shfuqizimin pjesor të Ligjit Nr. 128, dt. 22.10.2020 ka mbështetje kushtetuese: Kreu II “Liritë dhe të drejtat vetjake”, Neni 2 pika 1: “Liria e shprehjes është e garantuar”; Neni 27 pika 1: “Askujt nuk mund t’i hiqet liria, përveçse në rastet dhe sipas përcaktimeve të parashikuara me ligj”; Neni 42 pika 1: “Liria […] nuk mund të cenohet pa një proces të rregullt ligjor”.
KËRKESË:
1. Të shfuqizohet Neni 1 i Ligjit Nr. 129 dt. 22.10.2020, neni 3 shkronja “a” të riformulohet, si më poshtë: “Periudha e komunizmit” është periudha e Historisë së Shqipërisë nga 29 nëntori 1944 deri 8 dhjetor 1990″. Riformulimi i nenit 3 shkronja “a” mohon krime tmerri të komunizmit të luftës: nga krijimi i partisë komuniste deri largimi i gjermanëve.
2. Të mbesi në fuqi neni 3 shkronja “a” e Ligjit Nr. 10242 dt. 25.02. 2010: “[…] periudha përpara datës 29 nëntor 1944, gjatë së cilës është zhvilluar veprimtaria që ka përgatitur ardhjen në pushtet të Partisë Komuniste të Shqipërisë, e cila, më pas, u shndërrua në Partia e Punës së Shqipërisë”.
Përplasje politike.
Në mbështetje të Ligjit Nr. 10242 dt. 25.02. 2010 “Instituti i Studimit për krimet e pasojat e Komunizmit në Shqipëri” publikoi me objektivitet krime të komunizmit në Shqipëri, duke e shtrirë veprimtarinë studimore edhe në krimet e komunizmit në vitet e luftës, por me theksim: vlerësim i lartë i Luftës Nacionalçlirimtare, i luftëtarëve të Lirisë. Publikimi i krimeve të komunizmit të Luftës ngjalli përplasje të fortë politike mediatike edhe në Parlament që gjalluan fort vitin 2020 edhe me alarmin politik: Po “goditet” Lufta, po “vriten” dëshmorët e heronjt e Luftës, me protagonist kryesor ish-deputeti Braho. S’rreshti akuza ndaj Institutit e drejtorit Agron Tufa, i ndjerë i rrezikuar me jetë fiton azil familjar në Zvicër.
ME ARSYEN E FORCËS
Krijohet situatë artificiale e rënduar sa që shumica parlamentre shtron për zgjidhje ligjore: të ndalohet me ligj hulumtimi e publikimi i “krimeve” të “paqena” të komunizmit të luftës nga Instituti i Studimit të Krimeve të Komunizmit! Dhjetë deputetë socialistë, inisiatorë propozues për ndryshimin e ligjit përgatitës të Relacionit me ndryshime në ligji Nr. 10242 dt. 25.02.2010 “Për Institutin e Studimit të krimëve të komunizmit”.
Argumenti i Relacionit të deputetëve propozues për ndryshimin e Ligjit Nr. 10242, siç theksohet më parë, mëton të provojë se Partia Komuniste Shqiptare në programin e saj të shpallur luftën për çlirimin e vendit nuk e kushtëzoi me vendosjen e komunizmit dhe dokumentet politike të Partisë, historiografia komuniste, historiografia poskomuniste, madje dhe historia e shqiptarëve, tekst akademik, projekt qeveritar këtë mashtrim e vlerësojnë “meritë” të Partisë Komuniste. Me përfundimin se regjimi komunist nuk mund të lidhet me periudhën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe me kësi mashtrime “periudha e komunizmit, objekt i këtij ligji, nuk mund të jetë periudha para datës 29 nëntor 1944”. Ja Relacioni me 24 rreshta për projektligjin me disa shtesa e ndryshime në Ligjin nr. 10242, dt. 25.02.2010…
Dhjetë deputetët propozues dhe historiani këshillues janë ose të paditur ose partizanë me gjasa të dyja bashkë. Përse? Partia Komuniste në çdo vend e kohë ka mision komunizmin. Edhe Partia Komuniste Shqiptare me këtë mision krijohet që e kreu së miri, ama për më të keqen e shqiptarëve. Relacionistët socialistë i referohen programit të Partisë për Luftën me theksim se programi i Partisë për detyrë kryesore ka luftën për çlirimin e vendit dhe aspak komunizmin, diktaturën e proletariatit apo luftën e klasave, porse e kundërta është e vërtetë.
Relacioni komunist godet ashpër me argument komunist të ish-Partisë Komuniste amá relacioni vidhiset keq në ngrehinën kalbësirë ish-komuniste të programit të Partisë Komuniste.
ME FORCËN E ARSYES
Me forcën e arsyes, një pirg faktologji historike arkivore se Partia Komuniste me lindjen e saj mision kishte komunizmin bashkë me luftën për çlirimin e vendit nga pushtuesit e ripushtimin nga armiku komunizëm. Ç’shohim kur Partia heq maskën? Zbulohet fytyra e vërtetë!
Relacioni vjen me përfundimin e “paapelueshëm”: “Periudha e komunizmit nuk mund të jetë periudha para datës 28 nëntor 1944” dhe krejt e përkundërta kur i referohem po dokumentit që i referohen relacionistët: “… Me u dhanë mundësinë me hyrë në radhët e Partisë në rast se janë të vendosun me punue për komunizmin”[1]. Rezolucioni merr në mbrojtje “luftën e klasave”[2] dhe “luftën kundër armikut të klasës”[3]. “Gramozi” [R. Xhangolli] nga rajoni i Vlorës i shkruan Tarasit: “Fshatarrët e rajonit të Vlorës kërkojnë të bëhen komunistë”[4].
Dhjetë deputetët propozues dhe historiani këshillues janë ose të paditur ose partizanë me gjasa të dyja bashkë. Përse? Partia Komuniste në çdo vend e kohë ka mision komunizmin. Edhe Partia Komuniste Shqiptare me këtë mision krijohet që e kreu së miri, ama për më të keqen e shqiptarëve.
Relacionistët socialistë i referohen programit të Partisë për Luftën me theksim se programi i Partisë për detyrë kryesore ka luftën për çlirimin e vendit dhe aspak komunizmin, diktaturën e proletariatit apo luftën e klasave, porse e kundërta është e vërtetë. Relacioni komunist godet ashpër me argument komunist të ish-Partisë Komuniste amá relacioni vidhiset keq në ngrehinën kalbësirë ish-komuniste të programit të Partisë Komuniste.
ME FORCËN E ARSYES
Me forcën e arsyes, një pirg faktologji historike arkivore se Partia Komuniste me lindjen e saj mision kishte komunizmin bashkë me luftën për çlirimin e vendit nga pushtuesit e ripushtimin nga armiku komunizëm. Ç’shohim kur Partia heq maskën? Zbulohet fytyra e vërtetë!
Relacioni vjen me përfundimin e “paapelueshëm”: “Periudha e komunizmit nuk mund të jetë periudha para datës 28 nëntor 1944” dhe krejt e përkundërta kur i referohem po dokumentit që i referohen relacionistët: “… Me u dhanë mundësinë me hyrë në radhët e Partisë në rast se janë të vendosun me punue për komunizmin”[1]. Rezolucioni merr në mbrojtje “luftën e klasave”[2] dhe “luftën kundër armikut të klasës”[3]. “Gramozi” [R. Xhangolli] nga rajoni i Vlorës i shkruan Tarasit: “Fshatarrët e rajonit të Vlorës kërkojnë të bëhen komunistë”[4].