Kreu i degës së PD Durrës, Joni Myshketa: Vazhdon ripërsëritja e problematikës së qytetit, përmbytje në vetëm pak minuta shi

Pas përmbytjes së sotme të qytetit të Durrësit, ka reaguar kryetari i PD në këtë degë, Joni Myshketa.

Myshketa shkruan se vazhdon ripërsëritja e problematikës së Durrësit të përmbytur në vetëm pak minuta shi.

Më poshtë reagimi i plotë:

Vazhdon ripërsëritja e problematikës së Durrësit të përmbytur në vetëm pak minuta shi.

Qytetarë të penalizuar për shkak të situatës së rënduar.

Bizneset të dëmtuara.
Trafik I rënduar e për më tepër rrezik për çdo kënd.

Ky nuk është Durrësi turistik që duam.

Vazhdon e njëjta retorikë me lugë bosh për qytetarët durrsakë të cilët përballen çdo herë me të njëjtat premtime të gënjeshtra…

Artikulli paraprakHeqja e dinarit/ Hapen degë dhe bankomate për serbët e Kosovës afër vendkalimeve kufitare për të tërhequr të ardhurat nga Beogradi
Artikulli tjetërAlibeaj ngre pyetjen: A po kërkon Partia Socialiste të dështojë komisionin e Reformës Zgjedhore?