“Komisionet hetimore, teatër politik”, Zekthi: Nuk japin rezultat. Mazhoranca kërkon një opozitë të izoluar ndërkombëtarisht

Analisti Fitim Zekthi thotë se komisionet hetimore, janë përdorur mazhoranca dhe ish kryeministri Sali Berisha për teatër politik.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Zekthi u shpreh se komisionet hetimore nuk japin rezultat.

Është zhvillim normal dhe duhet të ndodhte. Disa komisione do duhet të ngriheshin. Analiza duhet të jetë me e gjerë se kaq. Kryeministri Rama, ish kryeministri Berisha kanë interes që status quo-ja të vazhdojë, të legjitimojnë njëri-tjetrin. Tani u regulluan tematikat? Janë gjera të kota që shpiken. Komisionet hetimore janë gjë kot fare. Rama nuk ia dha sepse kishte interes që Berisha të legjitimohet si lider i opozitës. Ka interes që opozita të jetë e izoluar dhe të drejtohet nga njerëz të izoluar ndërkombëtarisht dhe opozita të jetë e zhurmshme, radikale. Nëse është opozita kështu, Rama nuk bie nga pushteti.

Tani po ia jep sepse u arrit ky qëllim. Rama mendon se kjo punë nuk mund të vijojë, Berisha po ashtu Qëllimi nuk ka qenë revolucioni, dhe i Ramës nuk ka qenë pengimi i komisioneve hetimore. Është hipokrioz e dyanshme. Nuk humb asgjë sot, zoti Basha në këtë lloj morse të dy politkanëve, ata e kanë dëmtuar zotin Basha, Ata donin status qou-në, Basha kërkon të avancojë reforma në drejtësi.

Rama kërkon që opozita përballë të jetë opozitë e izoluar ndërkombëtarisht dhe radikale. Po e legjitimon duke ia dhënë atributet e të qënit grupimi politik që bllokon parlamentin. Janë dy analiza. Është analiza e madhe ku Rama dhe Berisha përpiqen të legjitmojnë njëri-tjetrin. Berisha ka nevojë të jetë ai lideri i opoizitës, i njohur nga Rama. A ka të drejtë kur kërkon komisonet? Ka të drejtë. Është një lojë që bëhet në kurrizin e demokracisë shqiptare.

Është teatër politik. Ka një presion të madh për ta ndryshuar këtë status qou. Ka qenë lojë dhe vazhdon të jetë lojë. Komisionet hetimore nuk kanë vlerë reale. Komisionet hetrimore po dështojnë në SHBA. Nuk kanë pasur rezultat. Është mjet për të prodhuar politikë. Nuk jep asnjë lloj garancie, sepse Rama dhe Berisha nuk po hyjnë në negociatë sepse duian të rregullojnë jetën parlamentare, të dy uzurpojnë pushtetet, njëri qeverinë ,tjetri opozitën”, theksoi ai.

Artikulli paraprakInteligjenca në SHBA paralajmëron: Ballkani mund të përballet me konflikte etnike gjatë vitit 2024! Udhëheqësit nacionaliste…
Artikulli tjetër“Na zhveshën dhe na vendosën në…!”- Mjekët e Gazës rrëfejnë për BBC torturat nga forcat izraelite pas bastisjes së spitalit: Mendova se do më ekzekutonin