Po ashtu nga kontrollet që i janë bërë Evis Berberit në banesë i janë gjetur shuma parash, por edhe disa piktura të shtrenjtë që janë konsideruar si ryshfet.
Berberi dyshohet se ka abuzuar me fondet e një tenderi që kishte të bënte mirëmbajtjen e serverit të ARRSH, një tender ku i është përfshirë edhe një i afërm i tij, që siç raporton gazetarja Lala “ka marrë miliona për mirëmbajtjen e serverave.”
“Burime zyrtarë bën me dije se Berberi është arrestuar mbrëmjen e kaluar pasi ishte larguar nga detyra
Nga të dhënat rezulton se hetimi i nisur disa kohë më parë ka rezultuar në rezultate konkrete dhe SPAK ka dalë në konkluzionin se berberi ka konsumuar veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit te parave.
SPAK ka zbarkuar jo vetëm në zyrat e ARRSH por edhe në banesën e tij. Në këtë banesë është gjetur një shumë parash, por janë sekuestruar disa piktura me vlera të konsiderueshme që janë konsideruar si ryshfet.
Pritet që në orët në vijim të ketë detaje në këtë arrestim, por edhe me dosjen penale apo të dhënat që lidhen me veprat penale
Ka patur disa çështje që janë marrë në shqyrtim, njëra prej tyre lidhet me faktin se Berberi kishte dyshime për abuzime me fondet e një tenderi që kishte të bënte mirëmbajtjen e serverit ARRSH, një tender ku i është përfshirë edhe një i afërm i tij, i cili ka marrë miliona për mirëmbajtjen e serverave.
Në siten e SPAK kanë kaluar edhe disa tendera që kanë të bëjnë me rrugët!”, tha Klodiana Lala.