Deklarata e fortë e kreut të SPAK: Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori! Nuk më shqetëson politika, por…

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se nuk e shqetëson kërcënimi nga politika, por ai nga krimi i organizuar.

 

Sipas Dumanit, familja e një prokurori është kërcënuar nga krimi i organizuar, ndërsa thekson se detyra e tyre është që të hetojnë dhe mos kthehen pas.

Ai shprehet se prokurorët janë të përgatitur për t’i përballuar të gjitha këto situata.

“Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar, jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi, sepse kjo është detyra jonë të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që ti përballojnë këto situata, por në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyrë”, ka thënë Dumani.

Artikulli paraprakSPAK përfundon hetimet për koncesionin e Sterilizimit, ja kur do t’i komunikohet akuza ish-ministrit Ilir Beqaj
Artikulli tjetërArrestimi i krahut të djathtë të Belinda Ballukut, gazetarja zbardh skemën e kreut të ARRSH: SPAK po heton edhe ministren e Infrastrukturës!