Basha nga Kurbini: Revolucioni u flijua për 2 komisione hetimore. Lepuri fle tek marrëveshja e vitit 2008

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD në Kurbin, ku u shpreh se “revolucioni i shpallur me bujë u flijua për dy komisione hetimore, njëri prej të cileve sot u njoftua që kanë mbaruar hetimet dhe që do të komunikohen akuzat dhe që me të drejtën e ligjit dhe pritshmëritë e qytetarëve nga Ilir Beqja me shokë, do të shkojnë në burgë sepse kanë vjedhur. Këta kanë rënë dakord që të ngrejnë komision, ta hetojnë, të shohin çfarë shkeljesh administrative kanë bërë dhe t’i propoyojnë Ramës që të ndryshojnë ligjet”.

“Këta kanë rënë dakord që të ngrejnë komision, ta hetojnë, të shohin çfarë shkeljesh administrative kanë bërë dhe t’i propoyojnë Ramës që të ndryshojnë ligjet. Për këtë u shit revolucioni i premtuar kurbinasve dhe gjithë demokratëve shqiptarë. Ka ardhur koha të vëmë gishtin në plagë, ku ndoshta të gjithë kemi gisht në këtë plagë kush më shumë e kush më pak.” – u shpreh Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës:

“Për fat të keq revolucioni u flijua. Revolucioni i shpallur me bujë u flijua për dy komisione hetimore, njëri prej të cileve sot u njoftua që kanë mbaruar hetimet dhe që do të komunikohen akuzat dhe që me të drejtën e ligjit dhe pritshmëritë e qytetarëve nga Ilir Beqja me shokë, do të shkojnë në burgë sepse kanë vjedhur. Këta kanë rënë dakord që të ngrejnë komision, ta hetojnë, të shohin çfarë shkeljesh administrative kanë bërë dhe t’i propoyojnë Ramës që të ndryshojnë ligjet. Për këtë u shit revolucioni i premtuar kurbinasve dhe gjithë demokratëve shqiptarë. Ka ardhur koha të vëmë gishtin në plagë, ku ndoshta të gjithë kemi gisht në këtë plagë kush më shumë e kush më pak. Shpresa e reme është lidership i remë. Ku është revolucioni, ku është përmbysja e Edi Ramës? Cila është fitorja që i shet sot demokratëve të Kurbinit që i more pas vetes me premtimin se do ta rrëzoje Edi Ramën? Ku është bashkia e Kurbinit? Të gjitha kanë avulluar si iluzione, sepse nisen me një pretendim të remë.”

Artikulli paraprak“Zero denoncime nga Tatimet dhe Doganat. Askush në politikë s’ka imunitet!”, Agim Baçi ‘zbërthen’ mesazhet e kreut të SPAK
Artikulli tjetër“Duan të mbrojnë trashëgiminë e sistemin politik që u la Ramiz Alia”/ Basha: Frika ndaj listave të hapura i ka shtyrë në një komplot të ri që të jenë sërish bashkë