“Duan të mbrojnë trashëgiminë e sistemin politik që u la Ramiz Alia”/ Basha: Frika ndaj listave të hapura i ka shtyrë në një komplot të ri që të jenë sërish bashkë

Nga Kurbini kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar se marrëveshja mes Edi Ramës dhe Rithemelimit, në fakt, fsheh diçka tjetër, që sipas tij është marrëveshja famëkeqe e vitit 2008 dhe një gjë e tillë bëhet për të mbajtur monopolin e kandidatëve për deputetë, për të kontrolluar sistemin politik siç u ka lënë trashëgimi Ramiz Alia.

“Frika ndaj listave të hapura i ka shtyrë drejt këtij komploti të ri ku janë prap bashkë, bashkë për t’i mbajtur listat e mbyllura, bashkë për t’i mohuar shqiptarëve barazinë e votës, bashkë për të mohuar votimin dhe numërimin elektronik që iu heq instrumentet e manipulimeve të tjera zgjedhore, bashkë për t’i mohuar votën diasporës që duan ta degdisin ose në dyrt e ambasadave, ose me postë, të Postës Shqiptare, të foles dhe çerdhës së pushtetit, në fakt ta themi troç, të çdo pushteti.”– u shpreh Basha.

Pjesë nga fjala:

Por diku tjetër fle lepuri, te marrëveshja famkeqe e kushtetutës 2008-ës për të mbajtur monopolin për kandidatët për deputetë, për të kontrolluar sistemin politik siç u ka lënë trashëgimni Ramiz Alia. Edhe pse kjo në këtë formë mund të vij me një cmim shumë të lartë jo thjesht për demokratët, por për të gjithë Shqipërinë, për të gjithë Kombin me çmimin e lartë të konsolidimit të pushtetit të Edi Ramës dhe rënimit të opoyitës shqiptare. Po kaq u bën atyre që është thënë dhe me të drejtë u katapultuan pas asnjë meritë si kandidat për deputetë dhe që e kanë frikë listat e haçura, sepse kanë frikë të vijnë e të përballen me gjykimin e demokratëve, me gjykimin e qytetarëve, me votën tuaj. Frika ndaj listave të hapura i ka shtyrë drejt këtij komploti të ri ku janë prap bashkë, bashkë për t’i mbajtur listat e mbyllura, bashkë për t’i mohuar shqiptarëve barazinë e votës, bashkë për të mohuar votimin dhe numërimin elektronik që iu heq instrumentet e manipulimeve të tjera zgjedhore, bashkë për t’i mohuar votën diasporës që duan ta degdisin ose në dyrt e ambasadave, ose me postë, të Postës Shqiptare, të foles dhe çerdhës së pushtetit, në fakt ta themi troç, të çdo pushteti.

Artikulli paraprakBasha nga Kurbini: Revolucioni u flijua për 2 komisione hetimore. Lepuri fle tek marrëveshja e vitit 2008
Artikulli tjetër“PD shumë shpejt do të bëjë koalicion me parti të tjera”, Basha: Tre kushtet themelore janë reforma zgjedhore, mbështetje drejtësisë dhe partneritet me SHBA dhe komunitetin Euro-Atlantik