Basha reagoi ashpër për gjendjen e krijuar prej 5 muajsh në Parlament dhe, pavarësisht thirrjeve për ta ndalur atë marrëzi, askush nuk ka ndaluar, duke pasur një produkt si ky i sotmi, një ligj i ndryshuar për komisionet hetimore, një revolucion i shitur për të hetuar Ilir Beqajn nga Parlamenti, ndërkohë që përpiqet të bëhet gati për t’u future në burg nga SPAK.
“Padiskutim që ne kemi një detyrë morale dhe politike, dhe institucionale të denoncojmë nga çdo forum i mundshëm. Nga parlamenti që e kanë asgjësuar për pesë muaj. Pesë muaj që të kalonte buxhetin 7 miliardë euro në katër minuta pa asnjë opozitë, pa asnjë argument. Kalojnë ligje për të zaptuar pronat e shqiptarëve, për t’i hequr kompensimin pronarëve dhe për t’ia dhënë Eurocontrol, i cili është i bllokuar nga Arbitrazhi me prapësitë dhe zullumet e Edi Ramës e kështu me radhë. Pesë muaj që iu bëjmë thirrje atyre që kanë vepruar shpeshherë në emër të demokratëve ta ndalin këtë marrëzi dhe ja ku është produkti: një ligj i ndryshuar për komisionet hetimore, një revolucion i shitur për të hetuar Ilir Beqën nga parlamenti, ndërkohë që përpiqet të bëhet gati për t’u futur në burg nga SPAK-u.” – tha Basha.